Delegacione



E enjte, 7 shkurt 2012

BOTIMI I NJËZETETETË I BULETINIT TË KPP RM-BE

Në numrin aktual të Buletinit, është paraqitur vizita e parë zyrtare e Delegacionit nga Komiteti i Përzier Parlamentar nga Republika e Maqedonisë në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë në përbërje me: z.Kenan Hasipi, bashkëkryesues, znj.Sillvana Boneva, z.Aleksandar Spasenovski, anëtarë dhe znj.Deshira Imeri, zëvendësanëtare e Komitetit. 

Në kuadër të vizitës, u realizuan takime me z.Afif Demirkiran, kryesues i Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Turqisë dhe Bashkimi Evropian, me qëllim këmbimin e përvojave rreth punës së të dy Komiteteve dhe me z.Mehmet Tekeliogllu, kryetar i Komisionit për Integrim me Bashkimin Evropian, në të cilin është potencuar rëndësia e kontakteve të afërta dhe intensive të të dy parlamenteve, asistenca e ndërsjellë dhe dhënia e përkrahjes në çastet kruciale të eurointegrimit të të dy vendeve. Në takimet me z.Husein Burge, kryetar i Grupit parlamentar për miqësi Republika e Turqisë-Republika e Maqedonisë dhe zëvendësin e tij, z.Ismail Kashdemir, në frymën e bashkëpunimit ndërparlamentar u theksua se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë dinamika pozitive në kontaktet e grupeve për bashkëpunim. Në takimin me z.Ismail Safi, shef i Delegacionit të Parlamentit të Turqisë në PABSEK, u këmbyen mendime për zgjidhje pozitive në të ardhmen dhe krahas pengesave, Republika e Maqedonisë edhe më tutje të bëjë përpjekje për integrimin e plotë në strukturat e PABSEK-ut. 

Ne Buletinin, është paraqitur edhe takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe anëtarëve të Grupit për bashkëpunim me kryetarët e Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Vica Daçiq, në të cilin edhe njëherë u vërtetuan marrëdhëniet shumë të zhvilluara ndërmjet të dy shteteve dhe popujve, me shkallë të lartë mirëbesimi, në të cilin, në veçanti u theksua ardhmëria e përbashkët në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe takimi i kryetarit Veljanoski me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, z.Stefano Sanino, në të cilin z.Sanino u informua për ngjarjet e padëshirueshme të 24 dhjetorit të vitit 2012, si dhe për faktet, rrethanat dhe ngjarjet që ndodhën para këtyre të fundit dhe për qëllimet dhe masat për forcimin e kapacitetit parlamentar dhe për funksionimin e pandërprerë të Kuvendit në përbërje të plotë. 

Lajmi i fundit në Buletinin është debati publik i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Grupit Parlamentar Ndërpartiak për HIV, për kujdes dhe tretman më të mirë për personat që jetojnë me HIV-PJHIV në Republikën e Maqedonisë, në të cilën përshëndetën përpjekjet e deritanishme të institucioneve për mbajtjen e nivelit relativisht të ulët të përhapjes së infektimit HIV dhe kërkuan nga Ministria e Shëndetësisë që të zgjerohet lista pozitive dhe të sigurohet çmim më i ulët i barnave dhe të gjithë institucionet kompetente dhe OJQ-të të angazhuar në këtë sferë presin që të vazhdojnë me tempon dhe aktivitetet e njëjta, njëkohësisht duke i intensifikuar aktivitetet e tilla për parandalimin dhe përcaktimin e hershëm të HIV/SIDË-s, si dhe për mënjanimin e paragjykimeve dhe damkës që i ndjek; 

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe botimet e tij të vjetra, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE
 
ndërsa për më shumë informata lidhur me aktivitetet e KPP-së, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

Click