Delegacione



E enjte, 19 korrik 2012

BOTIMI I NJËZETETRE I BULETINIT TË KPP RM-BE

Në botimin e fundit të Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE për muajin qershor 2012, vend qendror zë suksesi i Delegacionit maqedonas në Takimin e 10-të të KPP-së në Bruksel dhe rekomandimet e miratuara nga mbledhja, me të cilat parlamentarët e ftuan Këshillin ta vërtetojë rekomandimin e komisionit dhe t'i jep Maqedonisë datë për fillimin e negociatave gjatë kryesisë së ardhshme në vitin 2012, gjithashtu shprehën keqardhje për lëshimin e mbiemrit "maqedonas" që ka të bëjë me identitetin, kulturën dhe gjuhën e vendit, në Raportin e Komisionit i dhanë Komisionit Evropian rekomandim që përsëri ta vendosë praktikën e tij nga raportet paraprake për progresin dhe e përshëndetën aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, duke konstatuar se e njëjta paraqet obligim për Greqinë që mos ta pengojë anëtarësimin e vendit në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.  

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, z.Trajko Veljanoski, realizoi vizitë në Republikën e Sllovenisë, ku dominonte një atmosferë shumë miqësore dhe në të cilën të dy palët shprehën kënaqësi për marrëdhëniet e mira bilaterale në të gjitha nivelet dhe në të cilën edhe njëherë u vërtetua përkrahja e Republikës së Sllovenisë për aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.   Hajrulla Misini, mori pjesë në mbledhje e organizuar nga ana e Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Malit të Zi lidhur me Rolin e parlamenteve nacionale në procesin e Bashkimit Evropian, në të cilin u potencua rëndësia e fillimit të Dialogut për anëtarësim në nivel të lartë ndërmjet Shkupit dhe Brukselit si urë deri në fillimin e negociatave dhe rolin e trupave të ngarkuar për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në procesin. 

Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizuan një seri debatesh publike lidhur me propozim-ligje të ndryshme dhe për politika dhe strategji të caktuara të qeverisë, në të cilat u inkuadruan përfaqësues të shoqërisë civile, si mundësi e shkëlqyeshme të dëgjohet mendimi i opinionit të ekspertëve dhe të merren parasysh mendimet e tyre para miratimit të këtyre ligjeve.

Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e kaluara, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

ndërsa për më shumë informata për aktivitetet e KPP-së, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4
 

 

Click