Delegacione



E premte, 12 korrik 2013

BOTIMI I TRIDHJETEKATËRTË I BULETINIT TË KPP

Vizita e kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), z. Zhan Kllod Minjon, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, takimi me kryetarin Trajko Veljanoski, takimi me Delegacionin e Kuvendit në APKE dhe fjalimi i tij para deputetëve maqedonas zunë vend qendror në numrin aktual të Buletinit të KPP-së. 

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, theksoi se përmbushja e obligimeve dhe angazhimeve të Këshillit të Evropës janë me rëndësi esenciale për krijimin e shoqërisë demokratike dhe se pikërisht Këshilli i Evropës ishte organizata përmes së cilës filloi integrimi evropian dhe euroatlantik i Republikës së Maqedonisë në vitin 1993.  Kryetari Minjon e lavdëroi kryesimin e parë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës nga ana e Republikës së Maqedonisë, e cila tregoi se është e përgatitur dhe se ka kapacitet në mënyrë aktive të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve me të cilat ballafaqohet Këshilli i Evropës, duke përfaqësuar interesat e 800 milion qytetarëve evropian. Në takimin me Delegacionin e Kuvendit të RM-së në APKE u diskutua për Raportin për dialogun pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë, që u vlerësua si i balancuar dhe i plotë nga kryetari Minjon.

Në numrin aktual të Buletinit, është paraqitur edhe mbledhja e Nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin Evropian në Bruksel, në të cilin u këmbyen mendime për aspektin legjislativ të lirisë së mediave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u përfaqësua nga deputeti Ilija Dimovski, i cili në fjalimin e tij i theksoi arritjet e vendit në sferën e dekriminalizimit të shpifjes dhe numrin e procedurave të ndërprera penale si dëshmi për implementimin e rregullativës së re me çka në mënyrë plotësuese garantohet liria e të shprehurit dhe pozita e mediave. Lajmi i tretë i Buletinit është mbledhja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në të cilën zëvendëskryeministrja e ngarkuar për çështje evropiane prezantoi Informatat për aktivitetet e realizuara nga revizioni-NPAA për vitin 2013.  Lajmi i fundit është debati publik i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave për Propozim-ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, me të cilin u mundësohet bujqve që të mund ta blejnë tokën bujqësore në mënyrë publike dhe transparente. Qëllimi i debatit ishte të dëgjohen mendimet dhe qëndrimet e të gjithë palëve të prekur para miratimit të këtij Propozim-ligji. 

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe botimet e tij të kaluara, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

ndërsa për më shumë informata rreth aktiviteteve të KPP-së, klikoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

 

Click