Delegacione


E mërkurë, 7 mars 2012

DOLI BOTIMI I NËNTËMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Doli botimi i ri i nëntëmbëdhjetë i buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE. Në numrin aktual, është paraqitur vizita e tre eurodeputetëve nga Grupi "Miqtë e Maqedonisë", z. Riçard Hauit, z. Edvard Kukan dhe z. Allojz Peter dhe Takimi me kryetarin Trajko Veljanoski dhe me deputetët nga Komisioni për Politikë të Jashtme, Komisioni për Çështje Evropiane, Komitetit i Përzier Parlamentar - RM dhe BE dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu, në Buletinin është paraqitur vizita e Delegacionit të Kuvendit të Lituanisë dhe takimi me kolegët maqedonas në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, takimi i përbashkët i Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane për Revizionin e Programit Nacional për Harmonizimin e të drejtës së Bashkimit Evropian dhe debati publik i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 11-të, të mbajtur më 2 shkurt 2012, me temë:  "Rregullativa juridike për fëmijët në konflikt me ligjin, fëmijët viktime dhe fëmijët dëshmitarë të veprave penale"

Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e saj të kaluara, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

ndërsa për më shumë informata për aktivitetet e KPP-së, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

Click