Delegacione



E premte, 18 maj 2012

DOLI BOTIMI I NJËZETENJË I BULETINIT TË PARLAMENTIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Në botimin e 21 të Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE janë paraqitur aktivitetet lidhur me procesin eurointegrues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në muajin prill të vitit 2012. Është veçuar pjesëmarrja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian në Varshavë, Poloni, si dhe takimi i tij në Kuvendin me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Çekisë, z. Petr Neças.

Vëmendje të veçantë meriton lajmi për pjesëmarrjen e kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini në mbledhjen e 47 të KOSAK në Kopenhagë, Danimarkë, ku Republika e Maqedonisë u përkrah fuqimisht nga ana e Parlamentit të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, të cilët dërguan deklaratë me shkrim te të gjithë anëtarët e KOSAK për fillimin e paprolongueshëm të negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Edhe këtë muaj klubi i deputeteve ishte aktiv me pjesëmarrje në Seminarin për buxhetim gjinor, i cili kishte për qëllim gjetjen e mënyrave për buxhetim të përgjegjshëm gjinor dhe për përgatitjen e strategjisë së parë nacionale për buxhetim gjinor, e cila parashihet të miratohet në qershor të vitit 2012. Në fund, gjithashtu i rëndësishëm është edhe lajmi për mbledhjen e përbashkët të mbajtur të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime, në të cilën mbajti fjalim zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e ngarkuar për çështje evropiane, znj.Teuta Arifi. Ajo e prezantoi Informatën për aktivitetet e realizuara nga NPAA - revizioni 2012 nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën 1.1.2012 - 31.3.2012, në kontekst të dialogut të filluar për anëtarësim në nivel të lartë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian. 

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe botimet e mëparshme, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

ndërsa për më shumë informata rreth aktiviteteve të KPP-së, klikoni në linkun e mëposhtëm: 
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

 

Click