Delegacione



E premte, 18 janar 2013

VIZITA ZYRTARE E KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR NË KUVENDIN E MADH PARLAMENTAR TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Në kuadër bashkëpunimit bilateral ndërmjet Parlamenteve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, me iniciativë të bashkëkryesuesit të Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, Delegacioni i këtij Komiteti dje realizoi takim zyrtar në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë. Delegacioni, në përbërje me: z.Kenan Hasipi, bashkëkryesues i këtij Komiteti; znj.Sillvana Boneva dhe z.Aleksandar Spasenovski, anëtarë të Komitetit dhe znj.Deshira Imeri, zëvendësanëtare e Komitetit, realizoi më shumë takime dhe mbledhje. 

Delegacioni u takua me z.Afif Demirkiran, kryesues i Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Turqisë dhe Bashkimi Evropian dhe këmbeu më shumë përvoja rreth punës së këtij Komitetit. 

Deputetët nga të dy komitetet i këmbyen përvojat nga puna e këtyre trupave, si trupa kryesore parlamentare në procesin eurointegrues. Gjithashtu, z.Kenan Hasipi i informoi nikoqirët për punën dhe mënyrën e funksionimit të Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian. 

U këmbyen përvoja për sfidat me të cilat këto komitete ballafaqohen në punën e tyre, përkatësisht me mënyrën e komunikimit ndërmjet të dy delegacioneve nga Parlamenti Nacional dhe Parlamenti Evropian, gjithashtu u këmbyen përvoja lidhur me atë se si harmonizohen rekomandimet e fundit, si ndërtohen qëndrimet e koordinuara rreth rekomandimeve të fundit, si harmonizohen qëndrimet rreth amendamenteve të parashtruara dhe çështje tjera lidhur me fushëveprimin e punës.  

Gjithashtu këmbyen përvoja lidhur me punën e sekretariatit të këtyre komiteteve të përziera, të cilat, bashkërisht me deputetët, ndajnë punën dhe obligimet dhe tok me to janë bartës të përfaqësisë së përgjithshme të komiteteve.   

Në takimin me z.Mehmet Tekeliogllu, kryetar i Komisionit për Integrim me Bashkimin Evropian i njoftoi mysafirët me anëtarët e këtij Komisioni, si dhe i informoi mbi punën dhe mënyrën e funksionimit të këtij komisioni, duke theksuar se anëtarët e Komisionit për Integrim me Bashkimin Evropian janë anëtarë edhe të Komitetit të Përzier.

Anëtarët e Delegacionit të Maqedonisë i informuan nikoqirët edhe për mënyrën e punës së Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.   U potencua rëndësia e kontakteve të afërta dhe intensive ndërmjet komisioneve të të dy parlamenteve në mënyrë që të këmbejnë përvoja dhe të japin mbështetje në çastet kryesore të eurointegrimit të të dy vendeve. 

Delegacioni realizoi takim të shkurtër me z.Husein Burge, kryetar i Grupit parlamentar për miqësi Republika e Turqisë-Republika e Maqedonisë, ku u këmbyen mendime për përvojat pozitive nga bashkëpunimi i deritanishëm. U potencua rëndësia për bashkëpunim të afërt dhe intensiv ndërmjet të dy grupeve për bashkëpunim, meqë në atë mënyrë tregohet sinqeriteti dhe miqësia e vërtetë e të dy shteteve. 

Delegacioni u takua edhe me zëvendëskryetarin e Grupit parlamentar për bashkëpunim Republika e Turqisë-Republika e Maqedonisë, z.Ismail Kashdemir, me ç'rast në frymën e bashkëpunimit të pasur ndërparlamentar u këmbyen qëndrime dhe përvoja miqësore nga bashkëpunimi i deritanishëm. Gjithashtu u nënvizua se kontaktet e grupeve për bashkëpunim edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me dinamikën pozitive dhe në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet të dy shteteve. 

Ne takimin me z.Ismail Safi, shef i Delegacionit të Parlamentit të Turqisë në PABSEK (Asambleja Parlamentare e Asociacionit të Detit të Zi për Bashkëpunim Ekonomik), që u realizua me kërkesë të tij, delegacioni këmbeu mendime për aspirimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe për përkrahjen vetëmohuese dhe të palodhshme të cilën Republika e Turqisë ia jep Republikës së Maqedonisë. 

Njëkohësisht, u këmbyen mendime edhe për faktin që Republika e Maqedonisë, e cila 20 vitet e fundit ka qenë e ftuar të merr pjesë në punën e PABSEK-ut, por fatkeqësisht, për shumë shkaqe të njohura lidhur me çështjen e emrit për të cilat Republika e Greqisë konsideron se janë kusht kryesor për pranim në organizatën.  I vetëdijshëm për gjendjen, z.Safi ushqeu shpresë për zgjidhje pozitive në një të ardhme të afërt dhe Republikës së Maqedonisë i rekomandon që dhe më tutje të bëjë përpjekje për integrimin e plotë në strukturat e PABSEK-ut.  

Në kuadër të programit, Delegacioni realizoi takim edhe me përfaqësuesit nga Drejtori të caktuara në Shërbimin e Kuvendit të Madh Popullor, përkatësisht me Sektorin për Punë të Jashtme dhe Protokoll dhe Sektorin për Hulumtim.  

Në këto takime Delegacioni u informua mbi funksionimin e këtyre shërbimeve, mënyrën dhe ndarjen e punës, bashkërendimin e aktiviteteve, për atë se si përgjigjen në kërkesat e deputetëve dhe delegacioneve, si dhe çështjet tjera nga fushëveprimi i tyre të punës.  

Click