E enjte, 10 shtator 2009, ora 11.00, Salla 1
SEANCA E SHTATËDHJETEDYTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal (leximi i dytë);
2. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfliktin e interesave (leximi i dytë);
3. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit (leximi i dytë);
4. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim (leximi i dytë);
5. Propozim-ligj për taksat gjyqësore (leximi i dytë);
6. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune (leximi i dytë).
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i dytë);
2. Propozim-ligj për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Kreditore për Rindërtim – KFV, sipas Marrëveshjes për hua për projektin “Kanalizimi dhe ujësjellësi i komunave faza I” (leximi i dytë);
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas marrëveshjes për kredi për Projektin për përparimin e aviacionit civil (leximi i dytë);
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi te BERZH-i, sipas Marrëveshjes për Projektin Programi aksional për përparimin e komunave dhe njedisit jetësor në Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër/Strugë (leximi i dytë);
5. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit shtetërorë (leximi i dytë).