Takime

E premte, 29 mars 2019

GRUBI – DUCINAS:  MERITOJMË DATË NË QERSHOR 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, u takua me Kostas Duzinas, profesor i drejtësisë dhe filozofisë dhe drejtor i Institutit Birkbek për humanizëm të Universitetit të Londrës.

Grubi shprehu kënaqësi për vizitën e mysafirit të nderuar, i cili është shkencëtar i shquar arsimor dhe ka botuar disa punime shkencore nga sfera e të drejtës, por është edhe deputet në Kuvendin e Greqisë nga radhët e SIRIZA. Gjithashtu, informoi për proceset pozitive në vendin tonë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me ç’rast u realizuan edhe dispozitat e Marrëveshjes së Prespës. Për ngjarjet aktuale në vend theksoi se janë në kuadër të rrethanave të zgjedhjeve për president në prill dhe se shteti hapëron  në mënyrë të vendosur drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, pas të cilit, padyshim, qëndrojnë të gjitha partitë politike. 

Andaj, theksoi Grubi, për ne është me rëndësi të veçantë që Greqia të na mbështesë në samitin në Bukuresht, në të cilin presim datë për fillim të negociatave.

Ducinas e përsëriti mbështetjen e Greqisë për proceset tona eurointegruese, me sugjerim se krahas kritereve politike, shteti doemos duhet të japë rezultate të dukshme në sferën e sundimit të së drejtës, si dhe në sektorin e zbulimit, lirisë së medieve dhe reformave në administratën publike.

Si ekspert i shquar në sferën e të drejtës, profesori Ducinas porositi se reformat në këtë sferë doemos duhet të realizohen sa më shpejt, megjithëse ka rezistencë të madhe nga ana e bartësve të funksioneve në sektorin publik, me ç'rast vështirësohet ky proces i reformave. 

 
a

Na ndiqni në: