Takime

E martë, 15 janar 2019 

TAKIMI I DEPUTETIT RUBIN ZEMON ME AMBASADORIN EGJIPTIAN 

Deputeti Rubin Zemon u takua me ambasadorin fuqiplotë të Egjiptit, SH.T. Moajad Fat'hallah El Dalie. Në takimin u bisedua për mundësitë për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve, veçanërisht ndërmjet parlamenteve të të dyja shteteve. 

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se ekzistojnë shumë sfera në të cilat mund të avancohet bashkëpunimi i ndërsjellë, veçanërisht në kulturën, turizmin dhe ekonominë. 

Ambasadori El Dalie u interesua veçanërisht për pozitën e komunitetit egjiptian në Maqedoni. 

Deputeti Zemon theksoi se ai është deputeti i parë në Parlamentin e Maqedonisë i cili është përfaqësues i komunitetit egjiptian në Maqedoni, por edhe i komuniteteve tjera më të vogla të cilat në Kushtetutën përmenden si "të tjerë". Ai theksoi se është detyrë dhe obligim që të punohet në konceptin "Një shoqëri për të gjithë", që mundësoi mundësi të barabarta për prosperitet dhe zhvillim për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë. 

 
a

Na ndiqni në: