Takime

E martë, 13 nëntor 2018

TAKIMI I KOORDINATORIT TOMISLLAV TUNTEV ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË FRANCËS, SH.T. KRISTIJAN TIMONIE 

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së dhe Koalicionit, Tomisllav Tuntev sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me SH.T. ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Kristijan Timonie. 

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se parlamenti maqedonas qëndron drejt para sfidës për të siguruar përfundim të suksesshëm të procesit të ndryshimeve kushtetuese, që do të shënojnë implementim të plotë të Marrëveshjes me Greqinë. Në mbledhjen u vlerësua se në fazën e parë të procesit për ndryshime kushtetuese kishte debat parlamentar konstruktiv, i cili duhet të krijojë kushte në fazën e ardhshme që të rritet mbështetje nga ana e deputetëve.    

Koordinatori Tuntev u shpreh i bindur se, në pajtim me afatet e paraparë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të arrijë ta finalizojë procesin e ndryshimeve kushtetuese në fillim të vitit të ardhshëm, që do të thotë hapje të plotë të rrugës euroatlantike dhe eurointegruese për Maqedoninë. 

Ambasadori Timonie u interesua për punën e Kuvendit që në muajt e ardhshëm, duke pasur parasysh prioritetet reformuese që duhet të përfundohen, e në prag të Raportit të cilin e përgatit Komisioni Evropian për progresin e Maqedonisë. 

Koordinatori Tuntev theksoi se paralelisht me procesin për ndryshime kushtetuese, Kuvendi do të punojë intensivisht edhe në agjendën reformuese në sferën e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, si dhe në pjesën e jurisprudencës. 

Në atë kontekst, u diskutua edhe për trupin e ri për pajtim dhe integrim, i cili, siç tha Tuntevi, duhet të shihet si mekanizëm i cili do të parandalojë të përsëriten ngjarjet e padëshiruara nga e kaluara, por edhe të vendosen themelet të cilat do të krijojnë kushte që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të jetë promotor kryesor i proceseve demokratike në vend. 

Ambasadori Timonie e përshëndeti këtë iniciativë, e cila vjen nga deputetët, dhe vlerësoi se rezultate konkrete janë të mundshme vetëm nëse ekziston vullnet i mirë nga të gjithë.  Në atë drejtim, ai theksoi se Maqedonisë i nevojitet një sistem i fortë dhe i qëndrueshëm politik, ndërsa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, përmes këtij procesi, ka mundësi që të profilizohet në një institucion të tillë. 

 
a

Na ndiqni në: