KOMISIONI I PËRHERSHËM ANKETUES PËR MROTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT

MBIKËQYRJA POST  – LIGJVËNËSE – LIGJI PËR PROCEDURË TË PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE

– THIRRJE PËR GRUMBULLIMIN E KOMENTEVE DHE PROPOZIMEVE


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit e zbatojnë procedurën e mbikëqyrjes post – ligjvënëse të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative

THIRRJE PËR DËRGIMIN E KOMENTEVE DHE PROPOZIMEVE

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit i thërret të gjitha palët e interesuara dhe të gjithë personat e interesuar (qytetarë, organizata, organizata think-thenk, anëtarët e komunitetit akademik, institutet, fakultetet, organet shtetërore, nëpunësit shtetërorë, etj.) t’i dërgojnë propozimet e tyre, komentet ose sugjerimet deri te Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit për pyetjet si vijojnë:

1. Cilat janë efektet që rezultuan nga zbatimi fillestar i Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative? Numëroni efektet pozitive por edhe ato negative nga zbatimi i Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative.

2. A u përmbushën shkaqet fillestare për shkak të të cilave u miratua Ligji për procedurë të përgjithshme administrative? Nëse mendoni se nuk janë përmbushur shkaqet e miratimit të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, atëherë theksoni shkaqet.

3. A ekziston mosharmonizim i Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative me ligjet e tjerë administrativ procesual siç është për shembull Ligji për procedurën tatimore, Ligji për udhëheqjen e evidencës së amzës dhe ligje të ngjashëm? Nëse mendoni se ekziston mosharmonizim, atëherë Ju lutemi të jepni shembull për të njëjtit.
4. A ekzistojnë vështirësi gjatë zbatimit fillestar të LPPA? Nëse mendoni se ekzistojnë vështirësi atëherë Ju lutemi t’i prezantoni të njëjtat. 

5. A mendoni se teksti ekzistues i Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative mund të jetë objekt i avancimit dhe përmirësimit? Nëse mendoni se mundet, atëherë Ju lutemi t’i theksoni pjesët të cilat duhet të avancohen ose përmirësohen.

6. A ekzistojnë edhe probleme të tjera të cilët dëshironi t’i theksoni e që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative? Nëse mendoni se ka, atëherë Ju lutemi t’i theksoni dhe të tregoni në cilin segment të zbatimit paraqiten këto probleme.
Përkushtoi vëmendje faktit se nuk është e nevojshme të përgjigjeni në çdo pyetje, dhe se mund të përgjigjeni nëse dëshironi vetëm në një pyetje, megjithatë mund të ofroni edhe informacione të tjera/plotësuese nëse jeni të mendimit se janë relevante. 
Si mund t’i dërgoni komentet e juaja
Afati i dërgimit të komenteve dhe sugjerimeve Tuaja përfundon më datë 20 mars të vitit 2020
Përdorimi i formularit adekuat për dërgimin e komenteve dhe propozimeve Tuaja.
Komentet dhe propozimet e shkruara duhet t’i dërgoni në formë elektronike, në formën e formularit të propozuar paraprakisht. Në rastin ideal, komentet e Juaja nuk duhet të jenë më të gjata se pesë faqe.
Nëse nuk keni mundësi që komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e Juaja t’i dërgoni në formë elektronike, të njëjtat mund t’i dërgoni edhe në formë të shkruar. Nëse vendosni që komentet dhe propozimet e Juaja t’i dërgoni në këtë mënyrë, atëherë dërgoni në këtë adresë:
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit 
11 Tetori 10,
1000 Shkup, 
Republika e Maqedonisë së Veriut
Komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e Juaja mund t’i dërgoni edhe në mënyrë anonime.
Informacione plotësuese
Komisioni i Përhershëm Anketues planifikon t’i shqyrtoj dhe të vendos për këto pika: 
  • A janë përmbushur shkaqet themelore fillestare për miratimin e Ligjit; dhe 
  • A nevojiten ndryshime plotësuese ligjvënëse dhe jashtë-ligjvënëse në mënyrë që të përmirësohet efikasiteti i Ligjit si dhe zbatimi i tij.
Çka do të ndodhë pastaj?
Komisioni i Përhershëm Anketues dhe personat relevantë profesionistë do t’i shqyrtojnë të gjitha komentet, propozimet dhe sugjerimet e pranuara.
Komisioni i Përhershëm Anketues dhe personat relevantë profesionistë në të ardhmen do t’i shqyrtojnë të gjitha komentet para se të marrin vendim për atë se kush do të thirret në konsulta gojore. 
Kontakti 
Nëse Ju nevojiten formate alternative të këtyre informacioneve ose ndihmë plotësuese në rast të dërgesës me shkrim të komenteve deri te Komisioni i Përhershëm Anketues, atëherë lirisht mund të paraqiteni drejtpërdrejt deri te Komisioni i Përhershëm Anketues në këtë adres panketnak@sobranie.mk
Click