KOMISIONI PËR KULTURË
Komisioni për kulturë ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- organizimin, zhvillimin dhe përparimin e kulturës;
- mbrojtjen dhe begatimin e pasurisë historike dhe artistike;
- veprimtaritë për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë kulturore të tundshme dhe të patundshme dhe veprimtaritë për shpallje;
- shënimin përkujtimor dhe mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe
- çështje të tjera që kanë të bëjnë me kulturën
Kryetar: Popov Stojan
Anëtarë :
Naumovski Rubens
Stojanoski Voisllav
Bozhinovska Valentina
Georgievski Mihajllo
Bajrami Demush
Ilioski Ilija
Stojanovski Naqe
Tahiri Mevlan