Delegacione



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KUVENDIN E UNIONIT EUROPERËNDIMOR

Shef i delegacionit: ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI
                      
                Anëtarë: NASER AJDINI
                               ALITI RAFIZ

Zëvendës-anëtarë:  PAVLE TRAJANOV
                                 MIRJANA SEKULLOVSKA
                                 BORIS KONDARKO

Kuvendi i Unionit Europerëndimor – Kuvendi Evropian për mbrojtje dhe siguri (KUEP), me seli në Paris është themeluar në vitin 1954, kurse mbledhjen inauguruese e mbajti më 5 korrik 1955. Kuvendi i shqyrton dhe përkrah aktivitetet ndërkombëtare në nivel evropian në të gjitha sferat e sigurisë dhe mbrojtjes evropiane, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në armatim. Transformim i Unionit të Evropës Perëndimorë dhe ndërmarrja e funksioneve operative të pjesës qeveritare të BUE nga ana e Unionit Evropian, sollën deri te ndryshimi i pozitës dhe funksioneve të Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore. Ai sot fokusohet në përcjelljen e Politikës Evropiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes (PESB), duke vazhduar të bëjë mbikëqyrje mbi implementimin e obligimit për mbrojtje kolektive, të përcaktuar në nenin 5 të Marrëveshjes së ndryshuar të Brukselit si dhe bashkëpunimin me NATO-n, në bazë të nenit 4 të Marrëveshjes. Kuvendi, gjithashtu, i studion çështjet në lidhje me operacionet paqësore në Ballkan, Lindjen e Afërt dhe në Afrikë.

Në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore janë anëtarë 400 deputetë nga parlamentet nacionale të 39 shteteve evropiane. Kuvendi mban dy mbledhje vjetore të rregullta në selinë e Kuvendit në Parisë, kurse sipas nevojës mund të mbajë edhe mbledhje të jashtëzakonshme edhe në qytetet tjera. Në KUEP-së janë formuar gjashtë komisione të përhershme, të cilat mbajnë disa mbledhje vjetore. Kuvendi, gjithashtu organizon kolokuiume ku marrin pjesë deputetë, ekspertë dhe përfaqësues të qeverive, të cilët debatojnë për çështje rrjedhëse të mbrojtjes dhe sigurisë.

Delegacioni i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë është i pranishëm vazhdimisht në mbledhjet e Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore, duke filluar nga viti 1993. Në dhjetor të vitit 2003 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e fitoi statusin e “mysafirit special”, kurse në shkurt të vitit 2006 me statusin e “partnerit shoqërues asociativ” në KUEP. Me hyrjen në fuqi të Kartës dhe Rregullores së reviduar Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore (qershor 2008), delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e fitoi statusin e “partnerit” në KUEP.

Click