E premte, 29 janar 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE TË AUTORIZUAR TË REPUBLIKËS DEMOKRATIKE POPULLORE TË ALGJERISË, SH. E. HABIB SHAUKI HAMRUI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e pranoi ambasadorin e porsaemëruar dhe të autorizuar të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Republikën e Maqedonisë, SH. E. Habib Shauki Hamrui. Në takim kryetari Veljanoski e potencoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar, si dhe të marrëdhënieve të përgjithshme politike ndërmjet dy shteteve, shprehu bindjen se me hapjen e ambasadave edhe në Republikën e Algjerisë edhe në Republikën e Maqedonisë do të krijohen më shumë mundësi për bashkëpunim, si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe e theksoi gatishmërinë e tij që në periudhën e ardhshme të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit Algjerian