E premte, 21 shtator 2012, Strazburg
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË SESIONIN E DYTË: VALLË DEMOKRACIA PËRFAQËSUESE ËSHTË NË KRIZË: SFIDAT E PARLAMENTEVE NACIONALE
Edhe pse demokracia është një nga mënyrat më optimale dhe gjithëpërfshirëse të organizimit të komunitetit politik, padyshim se është një proces dinamik i cili kërkon zhvillim të vazhdueshëm. Njëkohësisht, demokracia ka dobësitë dhe absurditetet e saj që krijojnë mundësi dhe hapësirë për t'u paraqitur disa dilema, dyshime, të ushqyerit e teorive të konspiracionit dhe forcave dhe qëllimeve antidemokratike, gjë që janë evidente në shtetet evropiane dhe në botë.