Kryetari Xhaferi u takua me z. Vujanoviq, z. Pazhin dhe z. ...

E hënë, 3 korrik 2017

Kryetari Xhaferi u takua me z. Vujanoviq, z. Pazhin dhe z. Zenka 

Vizita e parë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në Mal të Zi u vlerësua si konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet të dyja shteteve të cilat kultivohen në vazhdimësi. Duke theksuar stabilitetin politik si kusht për zhvillimin ekonomik, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se këmbimi ekonomik ka potencial shumë më të madh se vëllimi ekzistues dhe shprehën pritje se në periudhën që vijon do të kemi bashkëpunim ekonomik më intensiv i cili do të ketë ndikim pozitiv në aktivitetin e plotë ekonomik në të dyja shtetet. U shpreh gatishmëri për bashkëpunim në projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike, si dhe bashkëpunim në sferën e turizmit. 
Lexo më shumë

Delegacioni parlamentar i udhëhequr nga Kryetari Xhafe...

E hënë, 3 korrik 2017

Delegacioni parlamentar i udhëhequr nga Kryetari Xhaferi për vizitë zyrtare në Malin e Zi

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Z. Ivan Brajoviq, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Talat Xhaferi e udhëheq delegacionin parlamentar të përbërë nga deputetët Z. Maksim Dimitrievski dhe Z. Xhevat Ademi. 

Lexo më shumë

Debat publik me temë: Propozim-ligj për ndryshimi...

E enjte, 29 qershor 2017 

Debat publik me temë: Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune 

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, më 27 qershor 2017 mbajtën Debat publik me temë:  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune. Mbledhjen me fjalime të tyre e hapën kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, Daniella Rangellova, zëvendëskryetarja e Punës dhe Politikës Sociale, Vesna Pemova dhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Rumanisë, ...

E premte, 30 qershor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Rumanisë, SH.T. Viorel Stanilla 

Në takimin e sotëm me ambasadorin e Rumanisë, SH.T. Viorel Stanilla, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, e përshëndeti mbështetjen e deritanishme që Rumania ia jep Republikës së Maqedonisë për integrimet euroatlantike dhe shpreson se ky proces i integrimit në BE do të marrë një dimension të ri dhe të fuqishëm në periudhën e ardhshme. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Dimitris Janakakis ...

E enjte, 29 qershor 2017 

Takimi i Kryetarit Xhaferi me shefin e Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë në Shkup, ambasadori z.  Dimitris Janakakis  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me shefin e Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë në Shkup, ambasadori z. Dimitris Janakakis.

Kryetari Talat Xhaferi i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit të Republikës së Greqisë dhe shprehu kënaqësi për sinjalet dhe shenjat e mira për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve pas vizitës së paradokohshme të ministrit të Punëve të Jashtme, z. Dimitrov në Athinë.  

Lexo më shumë

Mbledhja e Parë e Komisionit për Çështj...

E mërkurë, 28 qershor 2017

Mbledhja e Parë e Komisionit për Çështje Evropiane

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e mbajti Mbledhjen e Parë të Komisionit ku i kushtohet proceseve eurointegruese të vendit, në të cilën ishin këmbyer mendime dhe qëndrime për avancimin e tyre, nga aspekti parlamentar.  

Lexo më shumë

konferencën e sotme që i kushtohet përforcim...

E mërkurë, 28 qershor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën kushtuar përforcimit dhe rolit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Më paraqet nder dhe kënaqësi e veçantë ta hap konferencën e sotme që i kushtohet përforcimit dhe rolit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kuvendi është njëri ndër institucionet kryesore për kthimin e Republikës së Maqedonisë në rrjedhat demokratike dhe integrimet euroatlantike, dhe për këtë arsye jam i bindur se temat e propozuara për diskutime sot do të rezultojnë me debat konstruktiv.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Genoveva Ruiz Kallavera...

E martë, 27 qershor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me drejtoreshën e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, znj. Genoveva Ruiz Kallavera

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me drejtoreshën e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, znj. Genoveva Ruiz Kallavera.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me ambasa...

E premte, 27 qershor 2017 

Takimi i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me ambasadorin e Spanjës në Republikën e Maqedonisë z. Ramona Baroa Karanza  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Spanjës në Republikën e Maqedonisë z. Ramona Baroa Karanza.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e sapoemërua...

E martë, 27 qershor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Keiho Haneda

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Keiho Haneda.

Lexo më shumë
1...798081...84                                                                                     
Click