Mbledhja e Dytë e Komisionit për Transport, Lidhj...

E premte, 14 korrik 2017 

Mbledhja e Dytë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Dytë të mbajtur dje dhe sot si trup punues amë e shqyrtoi:

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI PARA KOMISIONIT PËR Ç...

E premte, 14 korrik 2017

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI PARA KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Integrimet Euro-atlantike paraqesin përcaktim strategjik për Republikën e Maqedonisë, përcaktim rreth të cilit gjatë gjithë këtyre viteve të pavarësisë, ka konsensus të përgjithshëm politik nga ana e subjekteve politike, respektivisht partive. Edhe më i rëndësishëm është fakti që ky përcaktim strategjik ka përkrahje të madhe nga ana e qytetarëve.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesin e UNIC...

E enjte, 13 korrik 2017 

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesin e UNICEF në Maqedoni, z. Benxhamin Perks

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me përfaqësuesin e sapoemëruar të UNICEF në Republikën e Maqedonisë, z. Benxhamin Perks. Në fillim të takimit Kryetari Xhaferi i dëshiroi mirëseardhje, punë të suksesshme dhe të frytshme gjatë kohës së mandatit të tij. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e Bosnjë e H...

E mërkurë, 12 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e Bosnjë e Hercegovinës, znj. Babiq

Në fillim të takimit, ambasadorja i uroi z. Xhaferi për zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, iu falënderua për urimet dhe mbështetjen që e mori nga Parlamenti i Bosnjë e Hercegovinës.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me ministren australiane Bishop...

E martë, 11 korrik 2017

Takim i Kryetarit Xhaferi me ministren australiane Bishop

Në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, kishte takim me Ekselencën e Saj z-nja Xhuli Bishop, Ministre e punëve të jashtme të Australisë. Kjo vizitë korrespondon me fillimin e proceseve reformuese në Republikën e Maqedonisë të cilat kanë filluar me formimin e Qeverisë së re dhe paraqet vizitën e parë zyrtare të një funksionari të lartë shtetëror të Australisë prej pavarësimit të Republikës së Maqedonisë, nga viti 1991 e deri më sot.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Festivalin e 56-të...

E premte, 7 korrik 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Festivalin e 56-të Ballkanik të këngëve dhe valleve popullore 

Këtu sonte, bashkë me ju, kemi ardhur për ta hapur këtë manifestim të mrekullueshëm, Festivalin e 56-të Ballkanik të këngëve dhe valleve popullore. Ky kremtim madhështor i folklorit, i cili është më i vjetri i këtij lloji në këto treva, i përfaqëson dhe i afirmon në mënyrë të suksesshme trashëgiminë kulturore dhe arritjet e vendeve dhe popujve prej ku edhe vijnë pjesëmarrësit në 56 vitet e kaluara.
Lexo më shumë

Mbledhje konstituive e Klubit të deputeteve 2017...

E enjte, 6 korrik 2017 

Mbledhje konstituive e Klubit të deputeteve  

Sot, Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhje konstituive në të cilën si koordinatore u propozua dhe u zgjodh deputetja e LSDM-së, Gjylymser Kasapi, ndërsa u morën vesh që deputetet e partive parlamentare të delegojnë anëtarë të kryesisë së klubit. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin iranian, Karimi...

E enjte, 6 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin iranian, Karimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Iranit në Republikën e Maqedonisë, z. Hossein Karimi. 

Në fillim të takimit, ambasadori shprehu urime për zgjedhjen e z. Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke i dëshiruar suksese në punën e mëtejshme dhe e  shfrytëzoi rastin që t'ia dorëzojë edhe telegramin e urimit të dërguar nga Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hassan Rouhani.

Lexo më shumë

Takim i delegacionit të Kuvendit me kryetarin e Komun&...

E martë, 4 korrik 2017

Takim i delegacionit të Kuvendit me kryetarin e Komunës së Ulqinit, z.Nazif Cungu

Në vazhdimësi të vizitës së parë zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Delegacionit në Mal të Zi, Kryetari Xhaferi dhe deputetët Dimitrievski dhe Ademi u takuan në Ulqin me Kryetarin e komunës, Z. Nazif Cungu dhe me përfaqësuesit e komunës. 

Lexo më shumë

Prezantimi i shkallës së zbatimit të legjisl...

E hënë, 3 korrik 2017 

Prezantimi i shkallës së zbatimit të legjislacionit të Bashkësisë Energjetike në Republikën e Maqedonisë 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhje me drejtorin e Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, z. Janez Kopaç. Në mbledhje nga ana e z. Janez Kopaç ishte bërë prezantimi për shkallën e zbatimit të legjislacionit të Bashkësisë Energjetike në Republikën e Maqedonisë. 

Lexo më shumë
1...787980...84                                                                                     
Click