E Enjte, 7 maj 2009, Strasburg
FJALIMI I FUNDIT I KRYETARIT AKTUAL TË PARLAMENTIT EUROPIAN
Në ditën e tretë të Seancës Plenare të Parlamentit Evropian, Kryetari Hans-Gert Petering e mbajti fjalimin e tij të fundit në mandati e tij 2,5 vjeçar. Ai si suksese të tij i përmendi zgjerimin drejt lindjes, kontributin në veprimtarin ligjvënëse, luftën kundër ngrohjes globale dhe punën pas Marrëveshjes së Lisbonës, si dhe përforcimin e pozicioneve të Europarlamentit. Në të njëjtën kohë, ai e përkrahu procesin e paqes në Lindjen e Afërt dhe dialogut ndërkulturor.
Në fjalën e tij përfundimtare si kryetar i Parlamentit Evropian, Petering theksoi se fushata parazgjedhore është mundësia të bisedojnë me qytetarët dhe i ftoi të gjithë Evropianët të marrin pjesë në zgjedhje.
Në seancë, mes tjerash, eurodeputetët u pajtuan të zgjerohet fusha e veprimit e Fondit Evropian për përshtatje ndaj globalizimit në situata të krizës financiare dhe ekonomike. Qëllimi i Fondit është që t'u sigurojë ndihmë efektive punëtorëve, të cilët largohen nga puna si pasojë e krizës ekonomike botërore.
Eurodeputetët e votuan edhe Propozimin për të drejtat e shtuara dhe mbrojtje më të fuqishme të grave shtatzëna në marrëdhënie të punës, ndërsa Propozimin për vazhdimin e pushimit të lindjes do ta kthejnë në shqyrtim në Komisionin Parlamentar.