Delegacione



E hënë, 10 tetor 2011

DOLI BOTIMI I PESËMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Sot doli botimi i ri i 15-të i Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, i pari në përbërjen e re parlamentare 2011 - 2015. Në numrin aktual, paraqitet fjalimi i kryesuesit të ri të KPP-së, z. Kenan Hasipi, për kolegët e Delegacionit të KPP-së në Parlamentin Evropian, në pajtim me praktikën e deritanishme të secilit kryesues në fillim të mandatit të tij.

Një segment i rëndësishëm në botimin rrjedhës është festimi i 20-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë dhe fjalimi zyrtar i Deklaratës për pavarësi nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, presidentit të Republikës së Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu, në Buletin është paraqitur vizita e kryeministrit të Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe takimin me kryetarin Veljanoski dhe me kryetarin dhe anëtarët e Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, pastaj vizitën e Referuesit të PE-së për Maqedoninë, z. Riçard Hovit, me kryetarin Veljanoski dhe me z. Kenan Hasipi, z. Hajrulla Misini, z-nj. Radmilla Shekerinska, kryetarët e trupave të detyruar për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe mbledhjen e parë në përbërjen e re të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe fjalimi i zëvendëskryetares së Qeverisë e detyruar për çështje evropiane, z-nj. Teuta Arifi, para anëtarëve të Këshillit.

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe botimet e tij të kaluara, mund t'i lexoni në këtë adresë:
http://www.sobranie.mk//mpk-bilten.nspx

për më tepër informata për aktivitetet e KPP-së, klikoni në këtë link:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4.  

       


 

Click