Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE
DELEGACIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE UNIONIN NDERPARLAMENTAR

Delegacioni ne Unionin Nderparlamentar perbehet nga kryetari i Kuvendit, i cili eshte shef i Delegacionit dhe kater anetareve. Delegacioni perbehet nga deputete te gjinive te ndryshme.

Shef i delegacionit: LUBISHA GEORGIEVSKI 

                Anetare: ILIJA KITANOSKI
                               GORAN MISOVSKI
                               JANI  MAKRADULI
                               AGRON BUXHAKU              
                               FLORA KADRIU

Unioni Nderparlamentar (UNP), i themeluar ne vitin 1889 eshte organizate me e vjeter politike multilaterale ne te cilin  anetaresojne 154 parlamente nacionale dhe tete kuvende parlamentare nderkombetare. Organizata boterore e parlamenteve me seli ne Gjeneve ka statusin e mbikeqyresit te perhershem ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

Si pike qendrore per dialog boteror parlamentar, Unioni Nderparlamentar punon per paqe dhe bashkepunim ndermjet popujve dhe per vendosjen e forte te institucioneve perfaqesuese.

Per kete qellim UNP nxit kontakte, koordinim dhe kembimin e mendimeve ndermjet parlamenteve dhe anetareve te parlamenteve te te gjitha vendeve, shqyrton ceshtje me interes nderkombetar dhe i paraqet qendrimet e veta per ato ceshtje, me qellim qe te nxise aktivitetin nga ana e parlamenteve dhe anetareve te tyre, kontribuon per mbrojtjen dhe avancimin e te drejtave te njeriut, respektimi i te cilave eshte faktor thelbesor i demokracise parlamentare dhe siguron njohje me te mire te punes se institucioneve perfaqesuese dhe perforcimit dhe zhvillimit te mjeteve te tyre per aksion.

Unioni Nderparlametar paraqet burim te drejtperdrejte te informatave per ngjarjet dhe tendencat me te rendesishme qe zhvillohen ne planin nderkombetar global, ndersa vecanerisht aktivitetet kyc te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe agjencive te specializuara te saj. Ajo bashkepunon edhe me organizata nderparlamentare rajonale, si edhe me organizata nderkombetare qeveritare dhe joqeveritare te cilat jane te motivuara nga idealet e njejta. Ne kete drejtim, UNP kembengul qe te sigurohet pjesemarrje sa me aktive e anetareve te parlamenteve ne politiken nderkombetare. UNP ndermerr edhe aktivitete per ratifikimin e instrumenteve me te rendesishme juridike nderkombetare.

Kuvendi i Republikes se Maqedonise eshte anetar i Unionit Nderparlamentar qe nga viti 1994. Me Vendimin per themelimin e delegacioneve, grupeve parlamentare dhe formave tjera te realizimit te bashkepunimit nderkombetare te Kuvendit te Republikes se Maqedonise (“Gazeta zyrtare e Republikes se Maqedonise” numer 85/2002) themelohet delegacioni i Kuvendit te Republikes se Maqedonise ne UNP, i cili perbehet nga kryetari i Kuvendit te Republikes se Maqedonise dhe pese anetare.
 
a

Na ndiqni në: