E martë, 19 tetor 2010
Fjalim i kryetarit Veljanovski në seminarin e 75-të ROS-ROT
Zonja dhe zotërinj,
Për kontestin me Greqinë, nuk do të flasë, meqenëse të gjithëve shumë mirë na është e njohur. Ajo çka dua ta përmend është se edhe pas Bukureshtit, Republika e Maqedonisë nga shumë intensiv, përmes, do të thosha përmes formave pragmatike,e zhvillon bashkëpunimin me NATO. Gjithashtu, Republika e Maqedonisë ngelet në procesin e bisedimeve të cilët na çojnë drejt patronazhit të Kombeve të bashkuara për gjetjen e zgjidhjes kompromis për kontestin e imponuar. Dua të ju rikujtoj se mu në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë të miratuar disa dokumente të cilët e detyrojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë t’i vazhdoj bisedimet, ndërsa në të njëjtën kohë qartë është definuar se zgjidhja kompromis nuk mund t’i tangoj në identitetin nacional, gjuhësor dhe kulturor të popullit maqedonas, me çka ekziston konsensus i plotë politik ndërmjet partive parlamentare, pa dallim se a bëhet fjalë për shumicën qeverisëse ose opozitë dhe pa marrë parasysh të përkatësisë etnike. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimeve të fundit të mendimit publik, mbi 82% të qytetarëve e përkrahin anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. E gjithë kjo qartë tregon se në Republikën e Maqedonisë të gjitha subjektet politike, si dhe shoqëria civile, ardhmërinë e shtetit, si dhe të gjithë rajonit e shohin në integrimet euroatlantike.