E martë, 21 dhjetor 2010, Jerusalem
Takim i delegacionit të kuvendit i udhëhequr nga Kryetari Veljanovski, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrin e Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, në përbërjen e së cilës janë edhe deputetët z. Pavle Trajanov, kryetar i grupit të deputetëve për bashkëpunim me parlamentin e Shtetit të Izraelit, znj. Sllavica Grkovska dhe z. Xhevat Ademi anëtar të grupit, në pjesën e parë të vizitës zyrtare të Shtetit të Izraelit, realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman