Delegacioni i Kuvendit te RM -Velanovski, realizoi takim m...



E martë, 28 shtator 2010

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari z. Trajko Velanovski, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, z. Mehmet Ali Shahin

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari, z. Trakjo Veljanovski, në përbërje të së cilës janë deputetët z. Qenan Hasipi, z. Cvetko Grozdanov, z. Nazif Bushi dhe z. Andrej Zhernovski, sot mbajti takim me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, z. Mehmet Ali Shahin

Lexo më shumë

Veljanovski ne vizite dyditeshe zyrtare ne Republiken e Tu...



E hënë, 27 shtator 2010

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski në vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, prej sot është  në vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Turqisë. Në kuadër të vizitës, kryetari Veljanovski sot në Stamboll do të realizoj takim me  patriarkun e përgjithshëm Vartolomej, si dhe me kryetarin e Republikës së Turqisë, z. Abdulah Gjyl. 

Lexo më shumë

Veljanovski me z. Abdulah Gjul 27.09.10...



E hënë, 27 shtator 2010, Stamboll

Takim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski me Patriarkun e Përgjithshëm Vartollomej dhe me kryetarin e Republikës së Turqisë, z. Abdulah Gjul

Në takim në patriarkun e Caringradit kryetari Veljanovski e shprehu kënaqësinë e tij, që sot në nderimin e Kryqit  të ditës së shenjtë  takohet me patriarkun Vartolomej dhe shprehu faleminderim dhe respekt ndaj kontributit pastoral dhe shpirtëror të cilin e jep në gjithë ekumenën ortodokse,të cilës i takon  dhe populli maqedonas dhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë - Kryepeshkopia  e Ohrit.

Lexo më shumë

VENDOSJA E LULEVE TE FRESKETA NE PERMENDOREN E NENES TEREZE...



E enjte, 26 gusht 2010

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA NË PËRMENDOREN E NËNËS TEREZË

Me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes sl Nënës Terezë- Gonxhe Bojaxhiut, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, sot vendosi lule të freskëta në përmendoren e Nënës Terezë. Në përbërje të delegacionit ishin edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rafiz Aliti dhe deputeti Vasko Shutarov.

Lexo më shumë

KRYETARI T. VELANOVKSI DO TE VENDOS KURORE ME LULE TE FRESK...



E premte, 30 korrik 2010

KRYETARI T. VELANOVKSI DO TË VENDOS KURORË ME LULE TË FRESKËTA

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga z. Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Natasha Janevska, deputete e VMRO-DPMNE-së dhe znj.Zumrete Jakupi, deputete e BDI-së, me rastin e 2 Gushtit-Ditës së Republikës, të hënën në ora 10,00, në sheshin ‘’Maqedonia'' do të vendos kurorë me lule të freskëta në përmendoren e Metodija Andonov Çento, kryetari i parë i Presidiumit të KAÇKM-së.

Lexo më shumë

TAKIM I Z. TRAJKO VELANOVKSI ME Z. ILIR META, 28.07.10...



E mërkurë, 28 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVKSI ME Z. ILIR META, ZËVENDËSKRYETAR I QEVERISË DHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në takimin, kryetari Velanovski e shprehu kënaqësinë e  vet nga niveli i deritanishëm i lartë i marrëdhënieve bilaterale dhe shprehu se dy vendet së bashku i ndajnë principet bazë evropiane të bashkëpunimit rajonal dhe në të ardhmen do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në kuadër të proceseve eurointegruese. Kryetari Velanovski veçanërisht e theksoi bashkëpunimin e gjertanishëm intensiv parlamentar në të gjitha nivelet, shprehu faleminderim deri te Republika e Shqipërisë për përkrahjen e saj drejt integrimit tonë në NATO dhe shprehu shpresën se në kohë sa më të shkurtër të mundshme  do të gjejmë zgjidhje për kontestin tonë me Republikën e Greqisë e cila do të jetë e përhershme dhe me të cilën të dy palët do të jenë të kënaqura dhe siç potencoi kryetari Velanovski ‘’pres  i gjithë rajoni së bashku të jetë pjesë e familjes evropiane’’.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELANOSKI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKES SE LITUANIS...



E mërkurë, 14 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOSKI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË LITUANISË, Z. VALDIS ZATLERS

Kryetari Velanoski në mënyrë të veçantë e theksoi aktivitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në pikëpamje të harmonizimit të legjislaturës së UE-së, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe rajonal dhe e potencoi shpresën e tij se Republika e Maqedonisë për një periudhë të shkurtër do të bëhet anëtare e NATOS dhe do t'i fillojë bisedimet me UE-në dhe në këtë drejtim e përshëndeti faktin që Republika e Lituanisë përpiqet që mosmarrëveshjet bilaterale, siç është mosmarrëveshja jonë me Republikën e Greqisë të mos jetë kusht direkt për qasjen në proceset eurointegruese.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKES SE KROACISE,...



E hënë, 12 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MASQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. IVO JOSIPOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me kryetarin e Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipoviq, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Në takim, kryetari Veljanoski theksoi rëndësinë e kësaj vazhdimësie takimesh të nivelit më të lartë ndërmjet dy palëve si nxitje dhe përcaktim i jonë i përbashkët për t'i përforcuar marrëdhëniet tona miqësore bilaterale edhe në të ardhmen.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOSKI ME ZNJ. SLLAVICA GJUKIQ DEJANOVIQ 09.0...



E premte, 9 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETAREN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË, ZNJ. SLLAVICA GJUKIQ DEJANOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski ishe nikoqir i koleges së tij kryetares së Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, znj. Sllavica Gjukiq Dejanoviq, me ç'rast realizoi takim të përbashkët  në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Lexo më shumë

z. Trajko Velanoski, mori masa ne lidhje me ngjarjet qe ndo...



E enjte, 8 korrik 2010

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Velanoski, mori masa në lidhje me ngjarjet që ndodhën më 1 korrik të vitit 2010

Në bazë të nenit 43, paragrafi (4) nga Ligji për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, konsultimit të realizuar me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, të mbajtur më 6 dhe 8 korrik 2010, kontrollimit të video-incizimeve nga sistemi për monitorim para dhe në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe në bazë të kërkesës së grupit të deputetëve, si dhe në bazë të informatave të përmbledhura të marra nga Sigurimi i brendshëm i Kuvendit, në lidhje me ngjarjet që ndodhën më 1 korrik 2010, vendosa që të marr masat si vijon:

Lexo më shumë
123...5      
Click