Vizitë studimore me temë: „Përfshirja e qyte...

E premte, 1 nëntor 2019

Vizitë studimore me temë: „Përfshirja e qytetarëve në ndërtimin e e-shoqërisë së sigurt“ 

Në kuadër të programit të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Partneritetit për Demokraci të Kongresit Amerikan (House Democracy Partnership) dhe Akademisë Estoneze të E-Menaxhimit (Estonian E-Governance Academy), në Talin, Estoni nga 2 deri më 8 nëntor 2019, Delegacioni i Kuvendit do të marrë pjesë në vizitën studimore me temë: "Përfshirja e qytetarëve në ndërtimin e e-shoqërisë së sigurt".

Lexo më shumë

Debat publik për zbatimin e Ligjit për pengimin, ...

E martë, 29 tetor 2019, ora 11:00, Salla „Boris Trajkovski“

Debat publik për zbatimin e Ligjit për pengimin, parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje

Komisioni për Mundësi të Barabarta i Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillojë debat publik për zbatimin e Ligjit për pengimin, parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.

Lexo më shumë

VENDOSJA E KURORËS SË LULEVE TË FRESKËT...

E martë, 22 tetor 2019

VENDOSJA E KURORËS SË LULEVE TË FRESKËTA

Me rastin e 23 Tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Kostadin Acevski, Vesna Damçevska - Ilievska dhe Zeqir Ramçilloviq, më 23 tetor 2019 (e mërkurë) në orën 11:00 do të vendos kurorë me lule të freskëta në përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit të Shkupit. 

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqe...

E enjte, 10 tetor 2019

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Unionin Ndërparlamentar

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në Asamblenë e 141-të të Unionit Ndërparlamentar (UNP), që do të mbahet nga 13 deri më 17 tetor 2019 në Beograd, Republika e Serbisë. Delegacioni përbëhet nga: Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shef i Delegacionit, Dime Vellkovski, Jovan Mitreski, Dimitar Stevananxhija, Agim Shaqiri dhe Julijana Nikollova, anëtarë të Delegacionit dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Vjetor të AP-s...

E enjte, 10 tetor 2019

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Vjetor të AP-së së NATO-s në Londër

Në kuadër të mbledhjeve të rregullta të AP-së së NATO-s, Sesioni Vjetor që do të mbahet nga 11 deri më 14 tetor 2019 në Londër, Mbretëria e Bashkuar, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga deputeti Ilija Dimovski, shef i Delegacionit dhe zëvendësanëtari i Delegacionit, Afrim Gashi.

Lexo më shumë

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA ME RASTIN E FEST&#2...

E enjte, 10 tetor 2019

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA ME RASTIN E FESTËS SHTETËRORE 11 TETORI

Me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e Kryengritjes Popullore, më 11 tetor 2019 (e premte), delegacionet e Kuvendit do të vendosin lule të freskëta në Prilep, Shkup dhe Kumanovë:

Lexo më shumë

Delegacioni Parlamentar në vizitë pune në Ku...

E martë, 8 tetor 2019

Delegacioni Parlamentar në vizitë pune në Kuvendin Nacional dhe Senatin e Republikës së Francës 

Me ftesë të z. Bertran Sor, kryetar i Grupit të Miqësisë Franca- Maqedonia e Veriut në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës, Delegacioni i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës do të realizojë  vizitë pune kthyse në Kuvendin Nacional dhe Senatin e Republikës së Francës nga 8 deri në 10 tetor 2019.

Lexo më shumë

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „11 TETORI“ 2019...

E hënë, 7 tetor 2019

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „11 TETORI“

Më 11 tetor 2019 (e premte), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "11 Tetori" do ta ndajë çmimin shtetëror "11 Tetori" për vitin 2019 për mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Konferenca parlamentare rajonale "Përforcimi i ba...

E hënë, 7 tetor 2019

Konferenca parlamentare rajonale "Përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe mbikëqyrja e të drejtave të njeriut dhe legjislacioni gjinor në Ballkanin Perëndimor"

Deputetët Trajço Dimkov, Mirsada Emini-Asani, Pavlinçe Çestojnova dhe Meri Llazarova si anëtarë të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit dhe Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave do të marrin pjesë në konferencën parlamentare rajonale vjetore me temë "Përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe mbikëqyrja e të drejtave të njeriut dhe legjislacioni gjinor në Ballkanin Perëndimor”, që do të mbahet më 7 dhe 8 tetor 2019, në Podgoricë, Mal të Zi.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në sesionin vjeshtor të AP...

E hënë, 30 shtator 2019

Delegacioni i Kuvendit në sesionin vjeshtor të APKE-së

Në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e cila do të mbahet nga 30 shtator deri më 4 tetor 2019 në Strasburg, Francë, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë nga Betian Kitev, shef dhe Shpresa Hadri dhe Nikolla Poposki, anëtarë.

Lexo më shumë
1...345...19                    
Click