Vizitë e kryetarit Xhaferi në komunën e Pust...

E enjte, 21 dhjetor 2017

Vizitë e kryetarit Xhaferi në komunën e Pustecit

Në suazat e vizitës zyrtare të delegacionit të paraprirë nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në Republikën e Shqipërisë, u realizua takim në komunën e Pustecit.

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me zëvendëskryetaren e ...

E enjte, 21 dhjetor 2017, Tiranë

Takim i kryetarit Xhaferi me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Shqipërisë, z-njën Senida Mesi 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z-njën Senida Mesi.

Në fillim të takimit, zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, shprehu kënaqësi për mundësinë e takimit me kryetarin e Kuvendit dhe këmbimin e mendimeve në drejtim të përparimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë

Takimi kryetarit Xhaferi, me kryetarin e Partisë Demok...

E mërkurë, 20 dhjetor 2017, Tiranë

Takimi kryetarit Xhaferi, me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha

Kryetari Xhaferi theksoi se kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me Shqipërinë miqësore është me rëndësi të veçantë, për arsye se të dy vendet ndajnë interesa të përbashkët. Në këtë kontekst, kryetari Xhaferi nënvizoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë kanë përcaktim të njëjtë strategjik – integrim të tërësishëm në bashkimin Evropian dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë faktorët politikë. 
Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me Presidentin e Republikës ...

E mërkurë, 20 dhjetor 2017, Tiranë

Takim i kryetarit Xhaferi me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta

Takimi u zhvillua në një atmosferë të këndshme dhe të ngrohtë, që është shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve fqinje të cilat nuk kanë çështje të hapura ndërmjet veti dhe ky ishte konstatim i përbashkët në kënaqësi të të dyja palëve.
Lexo më shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedon...

E mërkurë, 20 dhjetor 2017, Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë 

Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, delegacioni i paraprirë nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, është në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Në përbërje të delegacionit janë deputetët që njëkohësisht janë edhe anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ejup Alimi, z-nja Beti Rabaxhievska dhe z, Rexhep Memedi. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MINISTRIN E PUNËVE T&#203...

E hënë, 18 dhjetor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME DHE TREGTISË TË HUNGARISË, Z. PETER ZIJARTO  

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Peter Zijarto. 

Kryetari Xhaferi, duke i uruar mirëseardhje mysafirit, shprehu kënaqësi për marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve me konstatim se mospasja e çështjeve të hapura paraqet bazë të mirë për ndërtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përfshirë këtu edhe nivelin parlamentar.

Lexo më shumë

Kryetari Xhaferi e nderoi mbretin rumun Mihaili i Parë...

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Kryetari Xhaferi e nderoi mbretin rumun Mihaili i Parë

Sot, me ndermet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të bëhet varrimi i Mbretit Mihail i Pari i Rumanisë. 

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë, i përbërë nga Kryetari I Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi dhe zëvendës kryeministri Koço Angjushev, e shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Rumani, i dhanë nderimin Mbretit gjatë meshës e cila u mbajt në Pallatin mbretëror. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. VANINO KITI...

E premte, 15 dhjetor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. VANINO KITI, KRYETARIN E KOMISIONIT PËR POLITIKA EVROPIANE NË SENATIN E REPUBLIKËS SË ITALISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, u takua me z. Vanino Kiti, kryetarin e Komisionit për Politika Evropiane në Senatin e Republikës së Italisë. 

Duke i vlerësuar marrëdhëniet mes dy shteteve si miqësore dhe pa çështje të hapura, kryetari Xhaferi shprehu shpresë së në të ardhmen e afërt do të intensifikohet komunikimi i drejtpërdrejtë ndërmjet shtëpive ligjvënëse të të dy vendeve edhe atë, si në nivel të komisioneve, ashtu edhe në nivel të kryetarëve të Parlamenteve.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME NËNKRYETARIN E REPUBLIK&#...

E enjte, 14 dhjetor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME NËNKRYETARIN E REPUBLIKËS SË BULLGARISË, Z-NJA ILIJANA JOTOVA  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me nënkryetaren e Republikës së Bullgarisë, z-njën Ilijana Jotova, e cila qëndron në vizitë të shkurtër pune në Republikën e Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Takime të kryetarit Xhaferi në margjinat e Forumi...

10 dhjetor 2017

Takime të kryetarit Xhaferi në margjinat e Forumit parlamentar të sigurisë në Uashington 

Në margjinat e Forumit parlamentar të sigurisë në Uashington, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u takua me koordinatorin e grupit parlamentar të partisë në pushtet GERB në Asamblenë Popullore të Republikës së Bullgarisë, z. Cvetan Cvetanov.

Lexo më shumë
1...282930...39                                        
Click