
E enjte, 30 nëntor 2017
TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DREJTORIN EKZEKUTIV TË KONSTITUENCËS HOLANDEZE TË BANKËS BOTËRORE, Z. FRENK HEEMSKERK
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Frend Heemskerk, drejtor ekzekutiv i konstituencës holandeze të Bankës botërore, në kompetencë të së cilës bën pjesë edhe Republika e Maqedonisë. Takimi u realizua në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë.
Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën që Banka botërore e siguron në vazhdimësi për Republikën e Maqedonisë gjatë decenieve të kaluara. Banka është përkrahës aktiv i reformave në sektorët kryesorë të cilët imponojnë mjete më të mëdha financiare siç janë transporti, infrastruktura dhe vetëqeverisja lokale dhe të projektimeve të ardhshme të qeverisë aktuale.