Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E premte, 10 korrik 2020

PRIORITET I PRESIDENCËS GJERMANE ËSHTË FILLIMI I NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË BE

Sot, Presidenti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me Ambasadoren e sapoemëruar dhe të autorizuar të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.A. znj. Anke Gisele Holshtajn.

më shumë...

E enjte, 26 mars 2020

Kërkesë për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë COVID – 19

Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës aktuale dhe të problemeve me të cilat përballemi si rezultat i pandemisë me COVID-19, kjo kërkesë e përbashkët synon të theksojë situatën aktuale shumë të pafavorshme dhe sfidat që e shoqërojnë për rajonin e Ballkanit Perëndimor; si për sa i përket numrit të personave të infektuar ashtu edhe kuptim të pajisjes së pamjaftueshme shëndetësore në Rajon, pajisje e domosdoshme për parandalimin, trajtimin dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të Koronavirusit (COVID-19).

më shumë...

E mërkurë, 11 mars 2020

KRYETARI XHAFERI E PROMOVOI RAPORTIN E MANDATIT PËR PUNËN E VET

Sot, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në promovimin e Raportit të Mandatit për punën e tij gjatë periudhës së mandatit prej në maj 2017 deri në shkurt 2020, ishin të pranishëm nënkryetarët e Kuvendit, Misovski, Remenska Ramçilloviq, koordinatorët Jovan Mitreski, Ejup Alimi, deputeti Panço Minov, sekretarja e përgjithshme Ivanova, si edhe ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së dhe jashtë saj, dhe përfaqësues të USAID -it dhe NDI-së.

më shumë...

E premte, 6 mars 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Me këtë rast, Kryetari Xhaferi ia uroi marrjen e detyrës së re zonjës Osmani, duke i dëshiruar që ushtrimi i detyrës së re që është tejet e përgjegjshme, sfiduese dhe kërkon përkushtim pa rezervë, megjithatë, ti japë nder dhe kënaqësi dhe çdo sukses i arritur, ta inkurajojë për tejkalimin e sfidave të radhës.

më shumë...

E enjte, 5 mars 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, Volfgang Sobotka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, Volfgang Sobotka. i cili qëndron në vizitë pune njëditore në shtet. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Goran Misovski, kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë, Rexhail Ismaili, dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova.

më shumë...

E premte, 21 shkurt 2020

XHAFERI: Kuvendi i përmbushi të gjitha prioritetet reformuese, tani është radha e BE-së të veprojë sipas meritave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me eurodeputetët Daçian Çollos, kryetar i Grupit Ripërtërije Evropën dhe Ilhan Kjuçuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

më shumë...

E mërkurë, 19 shkurt 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME BURSIST NË BUNDESTAGUN GJERMAN 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me bursistin e zgjedhur parlamentar në Bundestagun gjerman për vitin 2020, Elena Mitriçka. Në takim ishte i pranishëm edhe Miki Millkoski, zëvendës sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Katrin Frinsfelld, atashe i Kulturës dhe Marija Micevska Kokallanova, koordinatore e programit IPS në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

më shumë...

E martë, 11 shkurt 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MYSAFIRËT ZYRTARË TË VENDEVE ANËTARE TË NATO-s  DHE FQINJË TË AFËRT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 

Në dritën e mbajtjes së seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e miratimit të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-atlantike, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi realizoi takime të veçanta me mysafirët zyrtarë nga vendet anëtare të NATO-s, fqinjë të afërt të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Znj. Cveta Karajançeva, kryetare e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, znj. Vasilika Hysi, nënkryetare e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z. Genci Nimanbegu, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi dhe z. Mirosllav Tgjman, përfaqësues special i kryetarit të Asamblesë së Kroacisë dhe shef i Delegacionit të Asamblesë në AP në NATO. 

më shumë...

E martë, 11 shkurt 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me z. Atilla Mesterhazi, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Me rastin e seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën u miratua Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim me z. Atilla Mesterhazi, ushtrues detyre Kryetar i AP të NATO-s, i cili bashkë me zonjën Ruksandra Popa, sekretaren e përgjithshme të AP të NATO-s, ishin mysafirë zyrtarë në këtë seancë. 

më shumë...

E martë, 11 shkurt 2020

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë  Luigji Di Majo

Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e fuqishme dhe të pakushtëzuar italiane në të gjitha fazat kryesore të integrimit euro-atlantik të vendit tonë. Ai informoi për pritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin e NATO-s dhe BE-së, si dhe aktivitetet e Kuvendit në prag të zgjedhjeve parlamentare. 

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 39
  •