E martë, 24 dhjetor 2019
KRYETARI XHAFERI DHUROI PAKO PËR VITIN E RI
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi edhe këtë vit vazhdoi me traditën veç më të vendosur të dhurimit të pakove për Vitin e Ri në formë të pakove joushqimore, respektivisht me material edukativ dhe pakove ushqimore për nxënësit në Shkollën e Veçantë Fillore "Idnina", në Shkollën e Veçantë Fillore "Dr. Zllatan Sremac" dhe fëmijëve të sëmurë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, Reparti i Onkologjisë.