Kryetari Xhaferi e uroi Ditën Ndërkombëtare ...

E hënë, 8 mars 2021

Kryetari Xhaferi e uroi Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Respekti për suksesin e femrës në çdo fushë nuk duhet të ngecë asnjë ditë të vitit, sepse suksesi i femrës na frymëzon të gjithëve. Vizioni i grupit të femrave që e ngritën zërin për barazi sot na detyron të punojmë së bashku për të drejtat dhe barazinë e femrave në shtëpi dhe në botë.
Lexo më shumë

Pandemia e thellon pabarazinë gjinore globale...

E premte, 5 mars 2021

Pandemia e thellon pabarazinë gjinore globale

Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, mori pjesë në takimin multilateral online të Rrjetit të Komisioneve për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore në Ballkanin Perëndimor (HUGEN), me temë "Ndikimi i pandemisë së COVID-19 ndaj femrave”.

Lexo më shumë

TAKIMI ONLINE I DEPUTETIT ALEKSANDAR NIKOLLOSKI ME EURODEPU...

E enjte, 4 mars 2021

TAKIMI ONLINE I DEPUTETIT ALEKSANDAR NIKOLLOSKI ME EURODEPUTETIN ANDREAS SHIDER

Në takim u bisedua mbi marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Bashkimit Evropian, bashkëpunimin midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit, mundësitë për fillimin e negociatave të aderimit me BE-në, dinamikën e reformave kryesore në vend dhe situatën aktuale politike në vend.
Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në punëtorinë on...

E premte, 5 mars 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në punëtorinë onlajn me temën Parlamenti i Fëmijëve 

Besoj se për të gjithë ju do të ishte shumë më interesant në rast se kishim mundësi t’ju mirëpresim edhe fizikisht këtu, në ndërtesën e dhomës ligjvënëse, ku për së afërmi do të mund të shihnit dhe të bindeni edhe vetë se ajo që e shihni herë pas here në televizor, në fakt është një realitet i vërtetë i cili zhvillohet aq afër jush, dhe është aq e arritshme për të gjithë ju.
Lexo më shumë

Ueb konferencë me temë: "Përforcimi i e...

E enjte, 4 mars 2021

Ueb konferencë me temë: "Përforcimi i etikës ligjvënëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut"

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, me ftesë të Partneritetit për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së (HDP), sot mori pjesë në ueb konferencë me temë "Përforcimi i etikës ligjvënëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut", që u mbajt përmes platformës online Zoom.
Lexo më shumë

Pjesëmarrja e delegacionit parlamentar në Konfere...

E enjte, 4 mars 2021

Pjesëmarrja e delegacionit parlamentar në Konferencën Ndërparlamentare

Delegacioni parlamentar i përbërë nga: Antonijo Milloshoski, shef i Delegacionit dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Mile Talevski, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Arbana Pasholli dhe Abdulla Saliu marrin pjesë në Konferencën Ndërparlamentare në internet të organizuar nga Komisioni për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Komisioni për Politikë të Përbashkët të Sigurisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (ZNBP/ZBOP) të mbajtur më 3 dhe 4 mars 2021 në Lisbonë, Portugali.
Lexo më shumë

Prezantimi i projektit WoMen Lead ...

E enjte, 4 mars 2021

Prezantimi i projektit WoMen Lead - Avancimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të femrave

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve u takua me përfaqësueset e Institutit Demokratik Nacional (NDI). Qëllimi i takimit ishte që NDI-ja ta prezantojë projektin WoMen Lead - Avancimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të femrave, i cili do të zbatohet me mbështetjen e Agjencisë Suedeze të Mbështetjes për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Lexo më shumë

Takimi i deputetit Panço Minov me ambasadoren rumune A...

E mërkurë, 3 mars 2021

Takimi i deputetit Panço Minov me ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte

Kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Rumanisë, Panço Minov, realizoi takim me ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte.

Lexo më shumë

Shkëmbimi global i HDP-së: Përforcimi, fuqiz...

E mërkurë, 3 mars 2021

Shkëmbimi global i HDP-së: Përforcimi, fuqizimi dhe integrimi i pjesëmarrjes së femrave në parlamentet

Deputetet Arta Bilalli-Zendeli, Lolita Ristova dhe Marija Petrushevska morën pjesë në Shkëmbimin global të HDP-së: Përforcimi, fuqizimi dhe integrimi i pjesëmarrjes së femrave në parlamentet. Ky shkëmbim i përvojave të deputeteve nga Gambia, Gjeorgjia, Armenia, Liberia, Kenia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina u organizua nga Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së (HDP) dhe Instituti Demokratik Nacional (NDI).

Lexo më shumë

Pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit në AP...

E martë, 2 mars 2021

Pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s në Takimet e Përbashkëta të Komiteteve të AP të NATO-s dhe në Takimin Special me Këshillin e Atlantikut të Veriut

Në takimet morën pjesë deputetët Arbër Ademi, shef i Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s, Ilija Nikolovski, anëtarë si dhe Sekretariati i Delegacionit.  
Lexo më shumë
1...252627...40                                         
Click