Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


DELEGACIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE KUVENDIN PARLAMENTAR TE KESHILLIT TE EVROPES

Delegacioni ne Kuvendin Parlamentar te Keshillit te Evropes perbehet nga shefi i Delegacionit, dy anetareve dhe tre zevendes-anetareve te Delegacionit. Letrat kredenciale te anetareve dhe zevendes-anetareve te Delegacionit ne Kuvendin Parlamentar te Keshillit te Evropes i jep kryetari i Kuvendit te Republikes se Maqedonise, me se voni shtate dite para fillimit te mbledhjes se rregullt vjetore te Kuvendit Parlamentar te Keshillit te Evropes. 

Shef i delegacionit: OLIVER SHAMBEVSKI        

                Anetare: RUZHDI MATOSHI
                               ILINKA MITREVA

Zevendes-anetare: BLAGOJ ZASHOV
                                AZIZ POLLOZHANA
                                ANDREJ ZHERNOVSKII


Keshilli i Evropes eshte organizate nderqeveritare e formuar me 5 maj 1949 nga 10 shtete, ndersa sot ka 47 vende anetare. Qellimet themelore te Keshillit te Evropes jane:

  • mbrojtja e te drejtave te njeriut, demokracia pluraliste dhe sundimi i se drejtes;
  • perparimi i vetedijes dhe inkurajimit te zhvillimit te identitetit kulturor te Evropes dhe llojllojshmerise;
  • kerkimi i zgjidhjeve per problemet me te cilat ballafaqohet shoqeria evropiane (ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e mjedisit te njeriut, klonimi, sida, drogat dhe narkomania, krimi i organizuar dhe te ngjashme) dhe
  • ndihma per konsolidimin e stabilitetit demokratik ne Evrope nepermjet ndryshimeve politike, legjislative dhe kushtetuese

Kuvendi Parlamentar i Keshillit te Evropes eshte forum parlamentar i Keshillit te Evropes, ku debatohen problemet me te cilat ballafaqohet shoqeria evropiane dhe ka funksion keshilledhenes ne marredhenie me Komitetin e Ministrave. Ai eshte Kuvendi me i vjeter parlamentar i krijuar ne token evropiane. Aktiviteti i tij  eshte i fokusuar ne ceshtjen e rendesise rrjedhese politike duke i kycur edhe problemet e shoqerise moderne dhe aspektet e politikes nderkombetare. Me qellim qe te dominojne interesat evropiane e jo nacionale, Kuvendi ka pese grupe politike: Grupi i partive popullore evropiane, Grupi socialist, Grupi demokratik  evropian, Aleanca e liberaleve dhe demokrateve dhe Grupi i te majtes se bashkuar evropiane.

Zakonisht anetaret grupohen ne keto grupe partiake sipas perkatesise se tyre partiake ne vendet e veta, por disa anetare zgjedhin te mos jene anetare te as nje grupi politike. Kuvendi debaton kater here ne vit (janar, prill, qershor dhe shtator), ne seanca publike te cilat zgjasin nje jave pune, ndersa zakonisht mban edhe nje mini seance pranverore ne ndonje nga vendet – anetare.

 
a

Na ndiqni në: