E martë, 1 nëntor 2011
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN PARLAMENTAR PËR BASHKËPUNIM ME VENDET E EJL TË BUNDESTAGUT GJERMAN
Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski e shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë për t'u takuar me delegacionin që vjen nga vendi mik, i cili gjithmonë e përkrah Republikën e Maqedonisë. Kryetari Veljanoski theksoi se bashkëpunimi parlamentar është veçanërisht i rëndësishëm, sepse bashkëpunimi i tillë lehtëson hapjen e dyerve ndërmjet shteteve dhe popujve, prandaj takimet e përfaqësuesve nga parlamentet janë me rëndësi të veçantë. Në këtë drejtim, kryetari Veljanoski i dërgoi ftesë kolegut të tij nga Bundestagu gjerman, z. Robert Llamert që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.