E mërkurë, 27 korrik 2011
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. STEFANO SANINO, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I DIREKTORATIT TË PËRGJITHSHËM PËR ZGJERIM TË KOMISIONIT EVROPIAN
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me Z. Stefano Sanino, drejtor i përgjithshëm i Direktoratit të Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian. Pas takimit të realizuar të veçuar, drejtori i përgjithshëm, Z. Sanino, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Z. Veljanoski, realizoi takim të përbashkët me nënkryetarët e Kuvendit: Znj. Svetllana Jakimovska, Znj. Suzana Saliu dhe Z. Jani Makraduli; me koordinatorët e grupeve të deputetëve: Znj. Silvana Boneva, Z. Talat Xhaferi, Z. Igor Ivanovski, Z. Imer Aliu, Z. Goran Misovski dhe Z. Rejhan Durmishi; si dhe me Z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Z. Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme.