E martë, 8 tetor 2013, Budapest, Hungari
TAKIMET BILATERALE TË KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E 6-TË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Në kuadër të Konferencës, kryetari Veljanoski realizoi takime bilaterale me kolegët e tij, nikoqirin e Konferencës, kryetarin e Kuvendit Nacional të Hungarisë, z. Llasllo Kover, me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Branko Radulloviq, si dhe me mysafirin e nderuar në Konferencë, z. Igor Radojçiq, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.