FJALIMI I DEPUTETIT GASHI NË DEBAT ME TEMË: &quot...

E martë, 27 mars 2018, Gjenevë 

FJALIMI I DEPUTETIT GASHI NË DEBAT ME TEMË: "NDJEKJA PARLAMENTARE E QËLLIMEVE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM (QZHQ)" 

Në Asamblenë e 138-të  të Unionit Ndërparlamentar (UNP), (24-28 mars 2018, Gjenevë, Konfederata e Zvicrës), ku merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të udhëhequr nga mr. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shef i Delegacionit në UNP, vazhdohet me punë për pikat e rendit të ditës. 

Lexo më shumë

RUAJTJA E PAQES SI MJET PËR ARRITJEN E ZHVILLIMIT T&#2...

E hënë, 26 mars 2018, Gjenevë 

RUAJTJA E PAQES SI MJET PËR ARRITJEN E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM 

Në Asamblenë e 138-të të Unionit Ndërparlamentar (UNP), që mbahet nga 24 mars deri në 28 mars 2018 në Gjenevë, Konfederata e Zvicrës, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të udhëhequr nga mr. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shef i Delegacionit në UNP. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYEMINSITRIN SLLOVEN CERAR ...

E mërkurë, 4 prill 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYEMINSITRIN SLLOVEN CERAR 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të paraprirë nga kryeministri Miro Cerar. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z-nja Frosina Tashevska Remenski, z-nja Shpresa Hadri, z-nja Liljana Popovska dhe z. Nexhbedin Karemani. 

Lexo më shumë

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Konferencën e par&...

E hënë, 2 prill 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Konferencën e parë vjetore të Ministrisë së Financave me rastin e 26 vjetorit të miratimit të Buxhetit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, në temën "Menaxhimi i financave publike dhe rritja ekonomike - komplementare ose në kundërthënie?"

Para njëzetegjashtë viteve, kur u miratua buxheti i parë i Republikës së Maqedonisë, treguam para publikut vendor a para së gjithash para subjekteve ekonomike por edhe opinionit ndërkombëtar dhe organizatave financiare ndërkombëtare se si shtet jemi të aftë ta planifikojmë, ta miratojmë, ta mbushim dhe ta realizojmë buxhetin pa të cilin nuk mund të paramendohet asnjë funksion i shtetit. 
Lexo më shumë

PSE FEMRAT ENDE NUK JANË TË PËRFAQËSUAR...

E hënë, 26 mars 2018, Gjenevë 

PSE FEMRAT ENDE NUK JANË TË PËRFAQËSUARA MJAFTUESHËM NË POLITIKË? 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë merr pjesë në Asamblenë  e 128-të të Unionit Ndërparlamentar (UNP), që mbahet nga 24 deri 28 mars 2018 në Gjenevë, Konfederata e Zvicrës.  Delegacionin e përbëjnë:  mr. Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shef i Delegacionit, z. Tomisllav Tuntev, z. Jovan Mitreski, z. Dimitar Stevananxhija, z. Rexhail Ismaili, z. Afrim Gashi dhe znj. Juliana Nikollova, anëtare e Delegacionit dhe znj. Cvetanka Ivanova, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  

Lexo më shumë

DEPUTETI GRUBI U TAKUA ME ZNJ. LILJANA TANGI, DEPUTETE N&#2...

E premte, 23 mars 2018 

DEPUTETI GRUBI U TAKUA ME ZNJ. LILJANA TANGI, DEPUTETE NË KUVENDIN NACIONAL TË REPUBLIKËS SË FRANCËS 

Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z.  Artan Grubi bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takim me znj. Liliana Tangi, deputete në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës, e cila njëkohësisht është edhe nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane dhe nënkryetare e Grupit për miqësi ndërmjet Kuvendit Nacional të Republikës së Francës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe me ambasadorin francez Kristian Timonie.

Lexo më shumë

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Konferencën e Kat&...

E premte, 30 mars 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Konferencën e Katërt vjetore të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike "Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe koekzistimi kulturor - premisë për platformë të qëndrueshme në gjithë rajonin ballkanik"

Kam nderin sot të marr pjesë në Konferencën e katërt vjetore të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike dhe të gjendem para këtij auditori të çmuar universitar. Universitetet janë djepi i dijenisë, djepi i ardhmërisë, janë institucionet ku determinohet vizioni për të ardhmen dhe pajtohem tërësisht me temën e Konferencës, respektivisht "Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe koekzistimi kulturor - premisë për platformë të qëndrueshme në gjithë rajonin ballkanik", sepse me të vërtetë është esenciale që universitetet të bashkëpunojnë mes veti, dhe kjo është me rëndësi edhe më të madhe nëse e marrim parasysh gjithë kontekstin ballkanik.

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI DHE DELEGACIONIT TË KUVENDI...

E mërkurë, 28 mars 2018

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI DHE DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË UIP ME DELEGACIONIN ZVICERAN NË UIP

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UIP, i paraprirë nga z. Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në suazat e pjesëmarrjes në Asamblenë e 138. të Unionit Interparlamentar në Gjenevë, Konfederata zvicerane, kishte drekë pune me Delegacionin zviceran në UIP, të paraprirë nga z. Andrea Koroni, shef i Delegacionit. 

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT T&#20...

E martë, 27 mars 2018

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË GJEORGJISË, Z. IRAKLI KOBAHIXE 

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në margjinat e Asamblesë së 138. të Unionit Interparlamentar (IPU), në Gjenevë, Konfederata zvicerane, realizoi takim me z. Irakli Kobahixe, kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë me kërkesë të tij.

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E ASMABLESË S&...

E hënë, 26 mars 2018

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E ASMABLESË SË MADHE NACIONALE TË TURQISË DHE KRYETARIN E ASAMBLESË NACIONALE TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË   

Në kuadër të Asamblesë 138. të Unionit interparlamentar (IPU), që mbahet në Gjenevë, Konfederata zvicerane, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takime të veçanta me kryetarin e Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, z. Ismail Kahraman dhe kryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës së Bullgarisë, z-njën Cveta Karajançeva. 

Lexo më shumë
1...555657...84                                                                                     
Click