Promovimi i plurazmit kulturor dhe paqes nëpërmje...

E mërkurë, 18 tetor 2017

Promovimi i plurazmit kulturor dhe paqes nëpërmjet dialogut inter-fetar dhe inter-etnik

Planeti ynë Toka mbijeton dhe është e bukur para së gjithash, për shkak të biodiversitetit natyror. Unë personalisht besoj se po aq i rëndësishëm për mbijetesën e planetit Tokë është diversiteti etnik, kulturor, gjuhësor dhe religjioz, respektivisht diversitetet që e krijojnë dhe e lëvizin civilizimin njerëzor.
Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me z. Halid Al-Maavali, Kryetar ...

E martë, 17 tetor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me z. Halid Al-Maavali, Kryetar i Këshillit Konsultativ të Omanit 

Në kuadër të Asamblesë së 137 të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet prej më 14 deri 18 tetor 2017 në Shën Peterburg, në Federatën Ruse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonsë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me z. Halid Al-Mavaavali, kryetar i Këshillit Konsultativ (Parlamentit) të Omanit. 

Duke e marrë parasysh faktin se ky është takimi i parë zyrtar ndërmjet parlamentarëve të Maqedonisë dhe të Sulltanatit të Omanit, të dy kryetarët e parlamenteve u pajtuan se takimi do të paraqesë nxitje për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet parlamenteve dhe qeverive të të dy shteteve. 

Lexo më shumë

Takime bilaterale të Kryetarit Xhaferi...

E martë, 17 tetor 2017

Takime bilaterale të Kryetarit Xhaferi

Në margjinat e Asamblesë së 137-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet prej më 14 deri 18 tetor 2017 në Shën Peterburg, në Federatën Ruse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me z. Ernesto Kordero Arojo, kryetar i Senatit të Meksikës dhe me senatoren, z-nja Gabriella Kuevas Baron, kandidate për kryetar të Unionit Interparlamentar. 

Lexo më shumë

Тakimi i kryetarit Xhaferi me ambasadorin, SH.T. Martin Bez...

E enjte, 12 tetor 2017

Тakimi i kryetarit Xhaferi me ambasadorin sllovak, SH.T. Martin Bezak 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot e pranoi në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, z. Martin Bezak. 

Takimi kaloi në atmosferë të këndshme dhe të sinqertë ku kryetari i Kuvendit shprehu falënderim të sinqertë për përkrahjen e madhe bilaterale që Republika e Sllovakisë ia jep Republikës së Maqedonisë në ballafaqimin me krizën migrante, nëpërmjet ndihmës konkrete materiale dhe njerëzore.

Lexo më shumë

PREZANTIMI I KANDIDATËVE PËR KRYETARË KOMUNA...

E premte, 6 tetor 2017

PREZANTIMI I KANDIDATËVE PËR KRYETARË KOMUNASH 

Klubi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin demokratik nacional NDI, sot organizon promovim të kandidateve për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale në Republikën e Maqedonisë.  

Lexo më shumë

PROMOVIMI I ARSIMIT SI GARANCI PËR STABILITET DHE ZHVI...

E enjte, 5 tetor 2017

PROMOVIMI I ARSIMIT SI GARANCI PËR STABILITET DHE ZHVILLIM 

Në Sesionin e vjeshtës së AP-së së OSBE-së, që mbahet nga 3 deri 5 tetor 2017 në Andorë, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z.  Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP-ja e OSBE-së); znj. Jagoda Shahpaska dhe z. Fadil Zendeli, anëtarë të Delegacionit. 

Lexo më shumë

TË GJITHË VENDET E OSBE TË PUNOJNË BASH...

E mërkurë, 4 tetor 2017 

TË GJITHË VENDET E OSBE TË PUNOJNË BASHKË NË PËRMBUSHJEN E SFIDAVE 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i përbëre nga deputetët: z.  Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP-ja e OSBE-së), znj. Jagoda Shahpaska dhe z. Fadil Zendeli, anëtarë të Delegacionit merr pjesë në Sesionin e vjeshtës të AP-së së OSBE-së, që mbahet, nga 3 deri më 5 tetor 2017, në Andorrë. 

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në hapjen e „Konferenc&#23...

E premte, 6 tetor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në hapjen e „Konferencës ballkanike me rastin e 500-vjetorit të reformimit protestant, 1517-2017“

Mirëserdhët në shtëpinë ligjvënëse të Republikës së Maqedonisë, në shtëpinë e të gjithë qytetarëve. Që nga fillimi i mandatit tim, e shpreha qartë qëllimin tim që këtë tempull të demokracisë ta hap për të gjitha iniciativat, nevojat dhe hapat pozitive në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më të shëndoshë, më demokratike, në të cilën të gjithë qytetarët do të jenë të njëjtë dhe të barabartë në të drejtat dhe obligimet e tyre. Kjo konferencë me të cilën shënohet 500-vjetori i reformimit protestant është provë pikërisht e kësaj intence time.
Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e NDI...

E enjte, 5 tetor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e NDI-së  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, i shoqëruar nga Sekretari gjeneral i Kuvendit, z-nja Cvetanka Ivanova, sot realizoi takim me z.Ken Vollak, kryetar i Institutit Nacional Demokratik Amerikan, me z. Robert Benxhamin, drejtor rajonal i IND nga SHBA për Evropën dhe me z.Kris Henshou, drejtor i NDI për Maqedoninë. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ministrin e Punëve t&#23...

E mërkurë, 4 tetor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ministrin e Punëve të Jashtme të Dukës së madhe të Luksemburgut, SH.T. Zhan Aselborn

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, z. Zhan Asellborn.  

Në takim, kryeparlamentari Xhaferi i nënvizoi marrëdhëniet e hapura dhe miqësore ndërmjet dy vendeve dhe e theksoi nevojën që këto relacione në të ardhmen të përforcohen dhe intensifikohen. Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje për përkrahjen e deritanishme që Luksemburgu ia jep Maqedonisë dhe vendeve të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Lexo më shumë
1...727374...84                                                                                     
Click