Е shtunë, 23 shtator 2017, Prishtinë
Fjalimi i Kryetarit z. Xhaferi në konferencë me temën: "Kultura dhe paqja në Ballkan - Roli i deputetëve"
Paqja është një nga vlerat më të mëdha të civilizimit njerëzor. Ajo është vlerë e pandashme dhe universale e cila në të njëjtën kohë, për shkak të sjelljes së njerëzve është edhe shumë e brishtë. Ne që jetojmë në Ballkan, atë brishtësi e ndjemë në historinë më të re, më saktë, prej shpërbërjes së Jugosllavisë së mëparshme ndërsa çmimi ishte i lartë, me mijëra jetë të humbura, shtëpi të rrënuara, resurse të shkatërruara. Por, mendoj se me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare kuptuam se gjithçka, bile edhe çështjet dhe dallimet më të vështira, në fund zgjidhen me dialog. Domethënë, zgjidhja për çdo konflikt duhet të kërkohet ekskluzivisht vetëm nëpërmjet dialogut.