VENDOSJA E LULEVE ME RASTIN E 2 GUSHTIT - 2020...

E shtunë, 1 gusht 2020

VENDOSJA E LULEVE ME RASTIN E 2 GUSHTIT - DITA E REPUBLIKËS

Me rastin e 2 Gushtit - Ditës së Republikës, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 2 gusht 2020 (e diel) do të vendosin kurora lulesh të freskëta:

Lexo më shumë

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA 26.7.20...

E premte, 24 korrik 2020

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga nënkryetari Goran Misovski dhe Zhaklina Peshevska, me rastin e 57-vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, më 26 korrik 2020 (e diel), në orën 10:00, do të vendosë kurorë me lule të freskëta në Varrezat e Qytetit "Butel".

Lexo më shumë

VËNIA E LULEVE MBI VARRIN E GOCE DELLÇEV 4.5.20...

E hënë, 4 maj 2020

VËNIA E LULEVE MBI VARRIN E GOCE DELLÇEV 

Me rastin e 117-vjetorit të vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Frosina Tashevska-Remenski, më 4 maj (E hënë), në ora 10.00, në Kishën “Shën Spas”, do të vë kurorë me lule të freskëta mbi varrin e Goce Dellçev-it. 

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror t&#235...

E enjte, 20 shkurt 2020

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të AP-së së OSBE-s

Nga 20 deri më 21 shkurt 2020 në Vjenë, Austri, do të mbahet Sesioni Dimëror i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në të cilën do të marrin pjesë deputetët: Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit, Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT PËR VIZITË ZYRTARE NË...

E enjte, 6 shkurt 2020

DELEGACIONI I KUVENDIT PËR VIZITË ZYRTARE NË BUKURESHT

Delegacioni i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Rumanisë, i kryesuar nga Panço Minov, kryetar i Grupit, i cili përbëhet nga anëtarët: Meral Uzeiri-Ferati, Sashko Kostov dhe Dragan Danev nga 5 deri më 8 shkurt 2020, janë për vizitë zyrtare në Rumani.

Lexo më shumë

Debat publik me temë: Shpallja e Kuvendit të Repu...

E enjte, 6 shkurt 2020

Debat publik me temë: Shpallja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mik i revistës "Ballë për ballë"

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Mbledhjen e 15-të, më 7 shkurt 2020, në orën 10:00, në Sallën "Boris Trajkovski" do të mbajë debat publik me temë: Shpallja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mik i revistës "Ballë për ballë".

Lexo më shumë

Debat publik i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri 5.2....

E mërkurë, 5 shkurt 2020

Debat publik i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbledhjen e 57-të, më 6 shkurt 2020 (e enjte), me fillim në orën 11:00 - 14:30, në Sallën "Boris Trajkovski", do të mbahet debati publik për Propozim-ligjin për Agjencinë për Zbulim.
Lexo më shumë

Debat publik i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe ...

E enjte, 30 janar 2020

Debat publik i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, në Mbledhjen e 45-të, më 31 janar 2020 (e premte), në orën 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Universitetit të Shkencave Informatike dhe Teknologjive "Shën Apostoll Pavle".

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e Rregullt të ...

E premte, 24 janar 2020

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e Rregullt të AP-së së KE-së në Strasburg

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i përbërë nga Betiane Kitev, shef dhe anëtarët: Shpresa Hadri dhe Nikolla Poposki nga 26 deri më 31 janar 2020, do të marrin pjesë në Pjesën e Parë të Sesionit të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasburg, Francë. 

Lexo më shumë

Debat publik me temë: Problemet e të kthyerve nga...

E mërkurë, 22 janar 2020

Debat publik me temë: Problemet e të kthyerve nga vendet e Bashkimit Evropian në pajtim me marrëveshjet e readmisionit

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, më 24 janar 2020 (e premte), në orën 11:00, në Sallën “Boris Trajkovski“ do të mbajë debat publik me temë: Problemet e të kthyerve nga vendet e Bashkimit Evropian në pajtim me marrëveshjet e readmisionit.

Lexo më shumë
123...19                    
Click