Trupat Punues



KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Dokument

E-posta: kep@sobranie.mk 

KOSAK (COSAC) 

KOSAP (COSAP)

Komisioni për çështje evropiane është themeluar me Vendimin për ndryshimin  dhe plotësimin e Vendimit për themelim të trupave të përhershëm punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare numër 30/2003 ), që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 18 prill 2003

Përbërja e parë personale e Komisionit për çështje evropiane është verifikuar me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të 20.10.2003, kurse mbledhjen e parë konstituive e mbajti më 24.11.2003

Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendës të tyre.

Me Vendimin për ndryshim të Vendimit për themelim të trupave punues të përhershëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 86/2005”) që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen mbajtur më 6 tetor 2005 është bërë ndryshimi i kompetencave të Komisionit.

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:

  • përcjelljen e zbatimit të Strategjisë nacionale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe e njofton rregullisht Kuvendin për zbatimin e saj;
  • përcjelljen e plotësimit  të obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian dhe realizimin e programeve e të akteve të tjera të institucioneve të Unionit Evropian, duke i përfshirë edhe programet për ndihmë financiare;
  • përcjelljen dhe nxitjen e procesit të harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Unionit Evropian, si dhe propozon masa për përparimin e procedurave për harmonizim, japin mendime dhe propozime për aktivitetet e trupave punues të tjerë të Kuvendit dhe e drejton kujdesin e tyre në çështjet e lidhura me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian;
  • përcjelljen e aktiviteteve të Qeverisë dhe të organeve të administratës shtetërore në lidhje me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian dhe në lidhje me to jep mendime dhe rekomandime;
  • analizimin e pasojave nga qasja e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe përgatit raporte në lidhje me të njëjtat;
    • informimin e rregullt të Kuvendit për gjithë çështjet e lidhura me integrimin evropian, përfshirë edhe mbledhjen e informatave, literaturës dhe dokumenteve të tjera lidhur me Unionin Evropian;
  •  propozimin dhe realizimin e akteve të orientuara drejt informimit të opinionit për proceset e integrimit evropian;
  • bashkëpunimin me komisionet përkatëse të vendeve të tjera, dhe
  • shqyrton çështje të tjera në lidhje me integritetin evropian dhe pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian.

                 Kryetar: KAROLINA RISTOVA

Zëvendës-kryetar: JUSUF ARIFI
   
               Anëtarë: ANA ANDOVA
                              TOME TROMBEV
                              IVAN STOILKOVIQ
                              NELLKO STOJANOSKI
                              SLLOBODAN ÇASHULE
                              GANKA SAMOILLOVSKA CVETANOVA
                              SASHO KEDEV
                              ZORAN KRSTEVSKI
                              ZAMIR DIKA
                              SEMIJAL HASANI

Zëvendës-anëtarë:QENAN HASIPI
                              CVETANKA GASHOSKA
                              BLLAGOJA GESHOSKI
                              RISTE BISLIMOVSKI
                              CVETLE JANESKA
                              PETAR APOSTOLLOV 
                              LUBÇO BALLKOVSKI
                              SILVANA BONEVA
                              SASHO BOGDANOSKI
                              XHEVDET NASUFI
                              RISTANA LLALLÇEVSKA 
                              SELVIJE SALIU

Click