Trupat Punues



KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE

E-posta: k-pii@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendës të tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:

- paraqitjen e propozimeve për zgjedhjen dhe emërimin, përkatësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit është përcaktuar që një propozim të tillë paraqesë komisioni;

- paraqitjen e propozimeve për zgjedhjen dhe emërimin, gjegjësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me Kushtetutë, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit nuk është përcaktuar që një propozim të tillë të paraqesë organ tjetër;

-propozimin e përbërjes së trupave punues të përhershëm dhe të kohë pas kohe të Kuvendit;

- propozimin e delegacioneve të përhershme të Kuvendit në kuvendet parlamentare ndërkombëtare dhe të grupeve parlamentare të Kuvendit për bashkëpunim me parlamente tjera;

- propozimin e anëtarëve të organeve drejtuese dhe trupave të tjerë në ndërmarrjet publike, organizatat dhe institucionet që i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi nëse më Kushtetutë, ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar që një propozim të tillë paraqesë organ tjetër;

- propozimin e anëtarëve të këshillit redaktues të gazetës së Kuvendit;

- propozimin e emërimit dhe shkarkimit të përfaqësuesve të Republikës në organet drejtuese dhe anëtarëve të komisioneve të konkursit për zgjedhjen e organeve udhëheqëse individuale që janë në kompetencën e Kuvendit;

- propozimin e përbërjes së këshillave dhe trupave tjerë të Kuvendit për organizimin dhe zbatimin e kremtimeve të ngjarjeve të veçanta historike me rëndësi për Republikën dhe ngjarjeve të tjera shënimi i të cilave nevojitet, si dhe për ndarjen e shpërblimeve republikane;

- dhënien e mendimeve për propozimet për zgjedhjen, përkatësisht emërimin e bartësve të funksioneve publike që i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, e që janë propozuar nga organet tjera;

- shqyrtimin e propozimeve të dispozitave për pagat dhe për të ardhurat tjera të deputetëve dhe të funksionarëve që i ka zgjedhur ose emëruar Kuvendi, si dhe të deputetëve dhe funksionarëve të cilëve u ka pushuar funksioni dhe në kornizat e autorizimeve ligjore miraton dispozita më të afërta për zbatimin e tyre;  

- miratimin e akteve për të cilat është  autorizuar nga Kuvendi;

- marrjen e aktvendimeve të veçanta për pagat dhe për të ardhurat tjera  të deputetëve dhe funksionarëve që i ka zgjedhur ose emëruar Kuvendi;

- miratimin e aktit për refuzimin e 5% nga paga për çdo ditë mungese të deputetit cili së paku tri herë ka munguar nga seanca e Kuvendit, përkatësisht trupit punues;

- përcaktimin e nivelit të kompensimit të shpenzimeve për pjesëmarrje në punën e trupave punues nga radhët e institucioneve profesionale dhe shkencore dhe asociacioneve;

- përcaktimin në pajtim me dispozitat, nivelin e mëditjeve, të shpenzimeve për jetë të ndarë, të kompensimit për pushimin vjetor, të shpërnguljes dhe të shpenzimeve të tjera;

- vendosjes për ankesat kundër aktvendimeve të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, nëse me ligj ose me akt tjetër nuk është përcaktuar ndryshe;

- dhënien e korrigjimeve të akteve që i miraton dhe i shpall komisioni në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, dhe

- çështje të tjera që u përkasin zgjedhjeve dhe emërimeve.

                Kryetar: KAME PETROV

Zëvendës-kryetar: NAZMI BEQIRI
   
               Anëtarë: CVETLE JANESKA 
                              NIKOLLA QURKÇIEV
                              IGOR IVANOVSKI
                              LILJANA POPOVSKA
                              ÇEDOMIR KRALJEVSKI
                              LUBÇE MESHKOV
                              ILIJA KITANOSKI
                              LUBÇO BALLKOVSKI
                              EJUP RUSTEMI
                              HISNI SHAQIRI
                              ILJAZ HALIMI

Zëvendës-anëtarë:SLLAVICA GRKOVSKA
                               RISTE BISLIMOVSKI
                               NEZHDET MUSTAFA
                               SLLAVE ARSOVSKI
                               BLLAGOJ GOLOMEOV
                               ROZA TOPUZOVA-KAREVSKA
                               MARIJA KOJZEKLISKA
                               ZHARKO KARAXHOSKI
                               EFTIM MANEV
                               GZIM OSTRENI
                               XHEVDET NASUFI

Click