DELEGACIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE KUVENDIN PARLAMENTAR TE KESHILLIT TE EVROPES
Delegacioni ne Kuvendin Parlamentar te Keshillit te Evropes perbehet nga shefi i Delegacionit, dy anetareve dhe tre zevendes-anetareve te Delegacionit. Letrat kredenciale te anetareve dhe zevendes-anetareve te Delegacionit ne Kuvendin Parlamentar te Keshillit te Evropes i jep kryetari i Kuvendit te Republikes se Maqedonise, me se voni shtate dite para fillimit te mbledhjes se rregullt vjetore te Kuvendit Parlamentar te Keshillit te Evropes.
Shef i delegacionit: OLIVER SHAMBEVSKI
Anetare: RUZHDI MATOSHI
ILINKA MITREVA
Zevendes-anetare: BLAGOJ ZASHOV
AZIZ POLLOZHANA
ANDREJ ZHERNOVSKII
Keshilli i Evropes eshte organizate nderqeveritare e formuar me 5 maj 1949 nga 10 shtete, ndersa sot ka 47 vende anetare. Qellimet themelore te Keshillit te Evropes jane:
- mbrojtja e te drejtave te njeriut, demokracia pluraliste dhe sundimi i se drejtes;
- perparimi i vetedijes dhe inkurajimit te zhvillimit te identitetit kulturor te Evropes dhe llojllojshmerise;
- kerkimi i zgjidhjeve per problemet me te cilat ballafaqohet shoqeria evropiane (ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e mjedisit te njeriut, klonimi, sida, drogat dhe narkomania, krimi i organizuar dhe te ngjashme) dhe
- ndihma per konsolidimin e stabilitetit demokratik ne Evrope nepermjet ndryshimeve politike, legjislative dhe kushtetuese
Kuvendi Parlamentar i Keshillit te Evropes eshte forum parlamentar i Keshillit te Evropes, ku debatohen problemet me te cilat ballafaqohet shoqeria evropiane dhe ka funksion keshilledhenes ne marredhenie me Komitetin e Ministrave. Ai eshte Kuvendi me i vjeter parlamentar i krijuar ne token evropiane. Aktiviteti i tij eshte i fokusuar ne ceshtjen e rendesise rrjedhese politike duke i kycur edhe problemet e shoqerise moderne dhe aspektet e politikes nderkombetare. Me qellim qe te dominojne interesat evropiane e jo nacionale, Kuvendi ka pese grupe politike: Grupi i partive popullore evropiane, Grupi socialist, Grupi demokratik evropian, Aleanca e liberaleve dhe demokrateve dhe Grupi i te majtes se bashkuar evropiane.
Zakonisht anetaret grupohen ne keto grupe partiake sipas perkatesise se tyre partiake ne vendet e veta, por disa anetare zgjedhin te mos jene anetare te as nje grupi politike. Kuvendi debaton kater here ne vit (janar, prill, qershor dhe shtator), ne seanca publike te cilat zgjasin nje jave pune, ndersa zakonisht mban edhe nje mini seance pranverore ne ndonje nga vendet – anetare.
DELEGACIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE KUVENDIN PARLAMENTAR TE ORGANIZATES PER SIGURI DHE BASHKEPUNIM NE EVROPEDelegacioni ne Kuvendit Parlamentar te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope perbehet prej shefit te Delegacionit dhe dy anetare.
Shef i delegacionit:
JOVAN MANASIEVSKI Anetare:
VLLADIMIR GJORCEV FLORA KADRIU Zevendes-anetare:
ANDREJ ZHERNOVSKI LILJANA POPOVSKA RUZHDI MATOSHIKuvendi Parlamentar i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope (KP te OSBE) eshte formuar ne vitin 1991, me propozim per formimin e tij me Urdheresen e Parisit per Evrope te re nga viti 1990. Detyra themelore e Kuvendit Parlamentar eshte ta lehtesoje dialogun nderpalamentar ndermjet vendeve anetare te OSBE-se dhe ta vleresoje implementimin e qellimeve te OSBE-se. Ne suazat e Kuvendit Parlamentar funksionojne tre komitete te pergjithshme: Komiteti per demokraci, te drejtat e njeriut, ceshtje humanitare, Komiteti per ceshtje ekonomike, teknologji dhe mjedis jetesor, si dhe Komiteti per ceshtje politike dhe siguri. Anetaret e Delegacionit te Kuvendit te Republikes se Maqedonise ne KP te OSBE-se rregullisht marrin pjese ne punen e sesioneve te Kuvendit Parlamentar, ne Komitetin e perhershem, si dhe ne mbledhjet te tjera te organizuara nga KP e OSBE-se.
DELEGACIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE UNIONIN NDERPARLAMENTAR Delegacioni ne Unionin Nderparlamentar perbehet nga kryetari i Kuvendit, i cili eshte shef i Delegacionit dhe kater anetareve. Delegacioni perbehet nga deputete te gjinive te ndryshme.
Shef i delegacionit:
LUBISHA GEORGIEVSKI Anetare:
ILIJA KITANOSKI GORAN MISOVSKI JANI MAKRADULI AGRON BUXHAKU FLORA KADRIUUnioni Nderparlamentar (UNP), i themeluar ne vitin 1889 eshte organizate me e vjeter politike multilaterale ne te cilin anetaresojne 154 parlamente nacionale dhe tete kuvende parlamentare nderkombetare. Organizata boterore e parlamenteve me seli ne Gjeneve ka statusin e mbikeqyresit te perhershem ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.
Si pike qendrore per dialog boteror parlamentar, Unioni Nderparlamentar punon per paqe dhe bashkepunim ndermjet popujve dhe per vendosjen e forte te institucioneve perfaqesuese.
Per kete qellim UNP nxit kontakte, koordinim dhe kembimin e mendimeve ndermjet parlamenteve dhe anetareve te parlamenteve te te gjitha vendeve, shqyrton ceshtje me interes nderkombetar dhe i paraqet qendrimet e veta per ato ceshtje, me qellim qe te nxise aktivitetin nga ana e parlamenteve dhe anetareve te tyre, kontribuon per mbrojtjen dhe avancimin e te drejtave te njeriut, respektimi i te cilave eshte faktor thelbesor i demokracise parlamentare dhe siguron njohje me te mire te punes se institucioneve perfaqesuese dhe perforcimit dhe zhvillimit te mjeteve te tyre per aksion.
Unioni Nderparlametar paraqet burim te drejtperdrejte te informatave per ngjarjet dhe tendencat me te rendesishme qe zhvillohen ne planin nderkombetar global, ndersa vecanerisht aktivitetet kyc te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe agjencive te specializuara te saj. Ajo bashkepunon edhe me organizata nderparlamentare rajonale, si edhe me organizata nderkombetare qeveritare dhe joqeveritare te cilat jane te motivuara nga idealet e njejta. Ne kete drejtim, UNP kembengul qe te sigurohet pjesemarrje sa me aktive e anetareve te parlamenteve ne politiken nderkombetare. UNP ndermerr edhe aktivitete per ratifikimin e instrumenteve me te rendesishme juridike nderkombetare.
Kuvendi i Republikes se Maqedonise eshte anetar i Unionit Nderparlamentar qe nga viti 1994. Me Vendimin per themelimin e delegacioneve, grupeve parlamentare dhe formave tjera te realizimit te bashkepunimit nderkombetare te Kuvendit te Republikes se Maqedonise (“Gazeta zyrtare e Republikes se Maqedonise” numer 85/2002) themelohet delegacioni i Kuvendit te Republikes se Maqedonise ne UNP, i cili perbehet nga kryetari i Kuvendit te Republikes se Maqedonise dhe pese anetare.
DELEGACIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE KUVENDIN PARLAMENTAR TE ORGANIZATES KONTRAKTUESE TE ATLANTIKUT VERIOR
Delegacioni ne Kuvendin Parlamentar te Organizates Kontraktuese te Atlantikut Verior perbehet nga shefi dhe dy anetare.
Shef i delegacionit: BESIM DOGANI
Anetare: GJORGJI OROVCANEC
VLLADO BUCKOVSKI
Zevendes anetare: GARIP KABA
ILIJA KITANOVSKI
ESAD RAHIQ
Kuvendi Parlamentar i NATO-se eshte organizate nderpalametare e deputeteve te vendeve anetare te Aleances se NATO-se dhe 17 anetareve te saj asociative. Kuvendi paraqet forum kritik per dialog nderkombetar te deputeteve te Evropes dhe Amerikes Veriore te cilat se bashku diskutojne per tema me interes dhe rendesi te perbashket. Kuvendi eshte teresisht i pavarur nga NATO por eshte lidhje ndermjet parlamenteve nacionale te vendeve anetare dhe NATO-se dhe kontribuon ne perforcimin e mirekuptimit te perbashket ne Aleance. Kryesisht, Kuvendi vazhdimisht kontrollon nese vendimet e marra ne nivel ndershteteror ne kuader te NATO-se, kane mbeshtetje politike nga parlamentet e zgjedhura demokratike te vendeve anetare.
Detyre themelore e Kuvendit eshte qe t’i tejkaloje interesat nacionale dhe te perpiqet qe nepermjet diskutimeve dhe seminareve per ceshtje te sigurise te arrije konsensus ndermjet vendeve. Prandaj element kryesor ne punen e Kuvendit eshte te kembeje informata dhe te ndikoje ne qendrimet dhe interesat nacionale. Gjithashtu Kuvendi eshte forum ne te cilin ceshtje te caktuara aktuale te NATO-se testohen dhe vleresohen. Ne kete kontekst, Kuvendi ne menyre indirekte luan rol te rendesishem ne formimin e mendimeve politike. Rekomandimet dhe rezolutat e Kuvendit u dorezohen qeverive dhe parlamenteve nacionale, si dhe sekretarit te pergjithshem te NATO-se dhe organizatave te tjera relevante. Ne baze te debatit ne Keshillin e perhershem te NATO-se, sekretari i pergjithshem i NATO-se pergatit pergjigje te rekomandimeve dhe rezolutave te Kuvendit.
Qellimet e KP te NATO-se shkurtimisht mund te formulohen si:
- te inkurajohet dialogu ndermjet parlamentareve per ceshtje te rendesishme e te sigurta:
- te terhiqet vemendja parlamentare per ceshtjet qendrore te sigurta, per politiken e Aleances dhe mirekuptim me i madh per te:
- te barten qendrimet parlamentare kolektive te krijuara ne KP te NATO-se, ne NATO dhe ne vendet e saja anetare:
- te zhvillohet mirekuptim me i mire per politiken e NATO-se dhe te promovohet nivel me i larte i pergjegjesise kolektive;
- te perforcohen marredheniet transatlantike;
- te promovohet zhvillimi i demokracise parlamentare neper rajonin e euroatlantikut me integrimin e parlamentareve te vendeve te cilat nuk jane anetare ne punen e KP te NATO-se;
- t’u ndihmohet parlamenteve te cilat ne menyre aktive kerkojne anetaresim ne NATO;
- te rritet bashkepunimi me vendet te cilat me teper jane te interesuara per bashkepunim se sa per anetaresim ne NATO;
- te ndihmohet zhvillimi i mekanizmave dhe praktikave parlamentare te cilat jane te domosdoshme per kontrollimin efikas, demokratik te forcave ushtarake;
KP i NATO-se takohet dy here ne vit ne seanca plenare-ne takimin pranveror i cili zgjat tri dite dhe takimin vjeshtor i cili zgjate pese dite. Keto takime organizohen ne vendet anetare te NATO-se me ftese te parlamenteve nacionale.
Organ kryesor i Kuvendit eshte Komiteti i Perhershem i cili perbehet nga lideret e Kuvendit dhe shefat e delegacioneve nacionale. Aktivitetet e perditshme te Kuvendit zbatohen nepermjet pese komisioneve edhe ate: Komisionit politik, Komisionit per mbrojtje dhe siguri, Komisionit per ekonomi dhe siguri, Komisionit per shkence dhe teknologji dhe Komisionit per dimension civil te mbrojtjes, se bashku me nje numer te madh te nenkomiteteve. Me kerkesen e deputeteve formohen ad-hoc komisionet dhe grupe punuese. Komisionet mbajne mbledhje te rregullta dhe organizojne vizita studiuese. Pastaj ne seancat plenare te Kuvendit cdo komision paraqet raporte me shkrim per temat te cilat i ka studiuar dhe te njejtat i arsyeton me goje.
Delegacioni i Kuvendit te Republikes se Maqedonise per here te pare mori pjese ne punen e KP te NATO-se ne vitin 1994, si mbikeqyres i seances se 41-te, qe u mbajt ne Paris, France. Ne seancen e njejte Kuvendit te Republikes se Maqedonise iu nda statusi i delegacionit asociativ.
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KOMITETIN PARLAMENTAR PËR STABILIZIM DHE ASOCIIM (KOMITETI I PËRZIER PARLAMENTAR I UE-REPUBLIKA E MAQEDONISË)
Qëllimet dhe detyrat
Rregullore
Mbledhjet paraprake (1995 -2004)
Mbledhja e parë (30 dhe 31 mars 2005, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e dytë ( 5 dhe 6 dhjetor 2005, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e tretë ( 29 dhe 30 janar 2007, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e katërt ( 26 dhe 27 nëntor 2007, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Mbledhja e pesë (27 dhe 28 nëntor 2008, Shkup, Republika e Maqedonisë)
Mbledhja e gjashtë (31 mars 2009 Bruksel, Mbretëria e Belgjikës)
Aktivitete të tjera
Komiteti parlamenti i përzier - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian (UE) është formuar në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian nga 10 marsi 2004, si dhe vendimit të Kuvendit të Maqedonisë nga 7 dhjetori 2004 për formimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociim dhe në bazë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim të Republikës së Maqedonisë (veçanërisht neni 114). Formimi i Komitetit të përzier parlamentar (KPP) është reflektim i fuqishëm i përcaktimit të vendit tonë për anëtarësim me të drejtë të plotë në UE, si dhe në përpjekjet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që nëpërmjet dialogut parlamentar, të kontribuojë në procesin për eurointegrim dhe arritje të standardeve evropiane. Në esencë, KPP paraqet forum ku anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian do të shkëmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e partneritetit të ndërsjellë. Komiteti, si trup bilateral me të cilin Republika e Maqedonisë veçohet nga vendet të tjera të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, paraqet përforcim formal dhe efikas dhe ngritje në nivel më të lart të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian. Qëllimi themelor i KPP është shqyrtimi i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE, veçanërisht të implementimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. Me propozim të Byrosë së Komitetit parlamentar të përzier mund t’i jepen rekomandime Parlamentit Evropian, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Këshillit të Unionit Evropian dhe Komisionit Evropian. KPP takohet dy herë në vit – një herë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe një herë në Parlamentin Evropian. Mbledhjet e Komitetit parlamentar të përzier përfundojnë me miratimin e deklaratës përfundimtare e cila në të vërtet është dokument në të cilin janë përfshira qëndrimet e përbashkëta për çështjet e caktuara aktuale.
Shef i delegacionit: ALEKSANDAR SPASENOVSKI
Nënkryetar: IVAN ATANASOVSKI
TEUTA ARIFI
Anëtarë: SILVANA BONEVA
FIJAT CANOSKI
VLLADANKA AVIROVIQ
VELE MITANOSKI
VALENTINA BOZHINOVSKA
ELMAZE SELMANI
GARIP KABA
IGOR IVANOVSKI
ANDREJ ZHERNOVSKI
NEXHDET MUSTAFA
BLERIM BEXHETI
Zëvendës-anëtarë: ANITA KËRSTESKA KIPARIZOVSKA
LILJANA POPOVSKA
NADICA TULIEVA TANÇEVA
ZORAN VITANOV
ANETA STEFANOVSKA
DANIELL DONÇEV
RUZHDI MATOSHI
FLORA KADRIU
TALE GERAMITÇIOVSKI
MERI GJORGJIEVSKA MLLADENOVSA
ZYMRETE JAKUPI
AJSHE SELMANI
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË DIMENSIONIN PARLAMENTAR TË INICIATIVËS SË EVROPËS QENDRORE
Delegacioni i Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore përbëhet nga shefi dhe dy anëtarë.
Shef i delegacionit: PETAR POP ARSOV
Anëtarë: NADA STANÇEVSKA
NIKOLLA POPOVSKI
Zëvendës-anëtarë: VASKO SHUTUROV
ELMAZE SELMANI
TALE GERAMITÇIOVSKI
Iniciativa e Evropës Qendrore është organizatë rajonale në të cilën janë anëtare 17 vende: Anglia, Austria, Bjellorusia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroaci, Republika e Çekisë, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina, Serbia dhe Mali i Zi. Iniciativa është themeluar në vitin 1989 me emrin Kadrogonale, nga ana e katër shteteve: Italia, Hungaria, Austria dhe RSF e Jugosllavisë.
Në vitin 1990 iniciativës iu bashkëngjit edhe Sllovakia, me çka u bë Pentagonalë.
Pason Polonia në vitin 1991 dhe grupi u rrit në Heksagonale, kurse në vitin 1992 anëtare u bë Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, pas së cilës iniciativa e ndryshoi emrin në Iniciativë të Evropës Qendrore. Republika e Maqedonisë është anëtare e IQE nga viti 1993. Iniciativa e Evropës Qendrore u orientua kah: përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare, shpejtimit të procesit të integrimit evropian nëpërmjet përkrahjes së anëtarëve më të pazhvilluara dhe ato që u nevojitet zhvillimi i shpejtë ekonomik, përforcimi i aspekteve ekonomike, sociale, juridike dhe aspekteve të tjera të proceseve të tranzicionit dhe të ngjashme.
Dimensionin Parlamentar të IEQ e përbëjnë Kuvendi Parlamentar, Komiteti Parlamentar dhe ad-hoc komitetet e Kuvendit Parlamentar. Dy anëtarë të parlamenteve nga çdo vend anëtar marrin pjesë në punën e Komitetit Parlamentar, që mbahet në pranverë, kurse në Kuvendin Parlamentar, që mbahet në fillim të vjeshtës, marrin pjesë delegacione të përbëra nga tre deri në shtatë anëtarë. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përbëhet prej tre anëtarësh.
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË FRANKOFONISË
Shef i delegacionit: ILINKA MITREVA
Anëtarë: BLLAGOJ ZASHOV
NASER AJDINI
AGRON BUXHAKU
TEUTA ARIFI
VASKO SHUTAROV
Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është organizatë ndërqeveritare e formuar më 20 mars 1970, nga 21 shtete dhe qeveri kulturore dhe teknike, nën emrin Agjencia për bashkëpunim (Agence de cooperation culturelle et technilue-ACCT), ndërsa në vitin 1988 ajo riemërohet në Organizatë Ndërkombëtare e Frankofonisë (Organization internationale de la Frankophonie-OIF). Në këtë organizatë me seli në Paris, sot janë anëtare 56 shtete dhe qeveri dhe 14 shtete vëzhguese.
Qëllimet kryesore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë janë: promovimi i gjuhës frënge dhe dallimeve gjuhësore dhe kulturore, promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, mbështetja e arsimit, stërvitjes, arsimit sipëror dhe hulumtimit, zhvillimit të bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe solidaritetit.
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është kuvend përfaqësues i Frankofonisë dhe kuvend i saj konsultues. Ajo është formuar në maj të vitit 1967 në seancë konstituive në Luksemburg me emrin “Asociacioni Ndërkombëtar i parlamentarëve të cilët e flasin gjuhën frënge”, ndërsa në korrik të vitit 1998 në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (Assamblee parlamentaire de la Francophonie-APF).
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë paraqet vend për debate, propozime dhe këmbim mendimesh për të gjitha çështjet me interes të anëtarëve të vet. Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Ndërkombëtare të Frankofonisë Kuvendi ndërmerr aksione në fushën e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zhvillimin e demokracisë, të cilat kanë për qëllim ta përforcojnë solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare dhe ta promovojnë demokracinë dhe sundimin e paqes, veçanërisht në bashkësitë frankofone. Asambleja Parlamentare e Frankofonisë jep kontribut të dukshëm në debatet për temat, siç janë: liria dhe të drejtat politike, parlamentet dhe komunikimi, hapësira ekonomike frankofone, arsimi, pengesat për difuzion të diturive në vendet frankofone, vendi i gjuhës frënge në organizatat ndërkombëtare etj.
Në kuadër të Dimensionit Parlamentar të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë janë formuar edhe organet në vijim: Rrjeti i grave parlamentare, Rrjeti parlamentar për luftë kundër HIV/SIDËS, Parlamenti i frankofonëve të rinj etj. Në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë marrin pjesë 77 parlamente, kuvende parlamentare ose këshilla të vendeve, krahinave, rajoneve dhe organizatave ndërkombëtare. Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, si dhe Byroja e Seksionit dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë janë themeluar në janar të vitit 2001.
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KUVENDIN E UNIONIT EUROPERËNDIMOR
Shef i delegacionit: ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI
Anëtarë: NASER AJDINI
ALITI RAFIZ
Zëvendës-anëtarë: PAVLE TRAJANOV
MIRJANA SEKULLOVSKA
BORIS KONDARKO
Kuvendi i Unionit Europerëndimor – Kuvendi Evropian për mbrojtje dhe siguri (KUEP), me seli në Paris është themeluar në vitin 1954, kurse mbledhjen inauguruese e mbajti më 5 korrik 1955. Kuvendi i shqyrton dhe përkrah aktivitetet ndërkombëtare në nivel evropian në të gjitha sferat e sigurisë dhe mbrojtjes evropiane, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në armatim. Transformim i Unionit të Evropës Perëndimorë dhe ndërmarrja e funksioneve operative të pjesës qeveritare të BUE nga ana e Unionit Evropian, sollën deri te ndryshimi i pozitës dhe funksioneve të Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore. Ai sot fokusohet në përcjelljen e Politikës Evropiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes (PESB), duke vazhduar të bëjë mbikëqyrje mbi implementimin e obligimit për mbrojtje kolektive, të përcaktuar në nenin 5 të Marrëveshjes së ndryshuar të Brukselit si dhe bashkëpunimin me NATO-n, në bazë të nenit 4 të Marrëveshjes. Kuvendi, gjithashtu, i studion çështjet në lidhje me operacionet paqësore në Ballkan, Lindjen e Afërt dhe në Afrikë.
Në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore janë anëtarë 400 deputetë nga parlamentet nacionale të 39 shteteve evropiane. Kuvendi mban dy mbledhje vjetore të rregullta në selinë e Kuvendit në Parisë, kurse sipas nevojës mund të mbajë edhe mbledhje të jashtëzakonshme edhe në qytetet tjera. Në KUEP-së janë formuar gjashtë komisione të përhershme, të cilat mbajnë disa mbledhje vjetore. Kuvendi, gjithashtu organizon kolokuiume ku marrin pjesë deputetë, ekspertë dhe përfaqësues të qeverive, të cilët debatojnë për çështje rrjedhëse të mbrojtjes dhe sigurisë.
Delegacioni i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë është i pranishëm vazhdimisht në mbledhjet e Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore, duke filluar nga viti 1993. Në dhjetor të vitit 2003 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e fitoi statusin e “mysafirit special”, kurse në shkurt të vitit 2006 me statusin e “partnerit shoqërues asociativ” në KUEP. Me hyrjen në fuqi të Kartës dhe Rregullores së reviduar Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore (qershor 2008), delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e fitoi statusin e “partnerit” në KUEP.
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KUVENDIN PARLAMENTAR TË MESDHEUT
dokumente
Shef i delegacionit: ILIJA DIMOVSKI
Anëtarë: MIRJANA SEKULLOVSKA
XHEVAT ADEMI
Kuvendi Parlamentar i Mesdheut është organizatë ndërkombëtare multilaterale relativisht e dhe paraqet vazhdimin e dimensionit parlamentar të Konferencës disavjeçare për bashkëpunim në Mesdhe (CSCM), proces që funksiononte në suazat e Unionit Interparlamentar (UIP), kurse si organizatë e vetme ndërkombëtare multilaterale filloi të funksionojë nga shtatori i vitit 2006.
Sesioni inauguruese i Kuvendit Parlamentar është mbajtur më 10 dhe 11 shtator 2006 në Aman, Mbretëria Hashemite e Jordanisë, kur më konsensus u miratua Statuti i kësaj organizate.
Vende anëtare të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut janë parlamentet e vendeve të bregut mediteran: Shqipëria, Algjeria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Qiproja, Egjipti, Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Libani, Xhamahiria Arabe e Libisë, Malta, Monakoja, Maroku, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Spanja, Republika Arabe e Sirisë, Tunizia, Turqia dhe Palestina. Gjithashtu, anëtare të KP të Mesdheut janë parlamente e Republikës së Maqedonisë, Jordanisë dhe Portugalisë, shtete të cilat nuk dalin në Mesdhe, por që në aspektin ekonomik, politik dhe me strategjik direkt janë të lidhura me të.
Kuvendi Parlamentar i Mesdheut mban takim në mbledhje plenare, një herë në vit. Disa muaj para mbajtjes së mbledhjes vjetore, takohen tre komitetet e përhershme.
Kuvendi Parlamentar është formuar me qëllim që t’i kushtojë rëndësi më të madhe diplomacisë parlamentare në rajoni mesdhetar, përkatësisht rajoni të fitojë forumin e vet parlamentar, si dhe përforcimin dhe përparimin e dialogut ndërmjet kulturave.