E martë, 15 dhjetor 2009
FJALA E KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “PREVENTIVA DHE REPRESIONI I DHUNËS NË STADIUMET E FUTBOLIT”

Dhuna në manifestimet sportive është e pranishme edhe te ne. Nëse shikojmë nga aspekti ligjor, Republika e Maqedonisë e ka sanksionuar mirë dhunën në manifestimet sportive. Në të vërtetë, ne kemi të ashtuquajturën “leks specialis”, ndërsa dhe ky është ligji për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive, i miratuar në vitin 2004. Këtu është Kodi penal, Ligji për kundërvajtje etj. A ka nevojë kjo normativë ligjore për ndryshime dhe plotësime, para së gjithash, ju duhet të thoni. Gjithsesi, në konferencën e sotme do të bëhet fjalë edhe për këtë. Unë, si Kryetar i Kuvendit, dua t’ju bind se të gjithë deputetët, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, jemi të gatshëm, nëse vijnë propozime të këtilla, t’i miratojmë më së shpejti në procedurën kuvendore