E enjte, 11 shtator 2014, Osllo
VELJANOSKI NË KONFERENCËN EVROPIANE NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot ishte i pranishëm në hapjen e Konferencës Evropiane në nivel të kryetarëve të parlamenteve në Oslo, Norvegji. Konferencën e hapi kryetari i Stortingut të Norvegjisë, z. Olemik Tomesen dhe kryetarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, znj. An Braser. Fjalim hyrës mbajti edhe sekretari i Këshillit të Evropës, z. Torbjorn Jaglland dhe ministri i Çështjeve të BE-së, z. Vidar Helegesen.