
E hënë, 13 tetor 2014
Takimi i kryetarit Veljanoski me përfaqësuesit e Lidhjes së Luftëtarëve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot u takua me kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Lidhjes së Luftëtarëve të Maqedonisë, z. Todor Atanasovski, z. Tome Maleski, znj. Verka Bunteska dhe z. Boris Stojanovski, duke ua uruar personalisht 11 Tetorin - Dita e kryengritjes popullore dhe duke e theksuar rëndësinë dhe rolin e tyre në lirinë dhe mirësinë e saj, të cilën sot e kemi falë guximit të tyre, qëndrueshmërisë dhe angazhimeve të fuqishme.