E premte, 9 janar 2015
Mbledhja e tretë e Komisionit për Çështje Kushtetuese
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e kryesoi Mbledhjen e tretë të Komisionit për Çështje Kushtetuese, ku në rend dite ishin tekstet e Propozim-amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI, XXXVII, XXXVIII, XXXIX И XL të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me Raport për rezultatet nga diskutimet publike për Draft-amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI, XXXVII, XXXVIII dhe XXXIX të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Propozim-ligji kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII deri në XL të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.