KOMISIONI PËR KULTURË NË VIZITË PUNE N&...

E premte, 20 prill 2018 

KOMISIONI PËR KULTURË NË VIZITË PUNE NË OPERËN DHE BALETIN MAQEDONAS DHE GALERINË NACIONALE TË MAQEDONISË 

Grupi punues i Komisionit për Kulturë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Irena Stefoska, Nikica Korubin, Vesna Damçevska-Ilievska, Sllavica Shumanska-Miteva dhe Kërsto Jovanovski, më 18 prill 2018, realizoi takim pune në Operën dhe baletin maqedonas dhe Galerinë nacionale të Maqedonisë. 

Lexo më shumë

KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË VIZI...

E enjte, 19 prill 2018 

KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË VIZITË ZYRTARE NË SOFJE 

Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Artan Grubi, bashkërisht me anëtarët e Komisionit, znj. Juliana Nikollova, znj. Tatjana Prentoviq dhe z. Trajço Dimkov në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Maqedonisë, sot realizuan takim me zëvendëskryetaren e qeverisë dhe ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Bulgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva. 

Lexo më shumë

TAKIME TJERA TË KRYETARIT XHAFERI NË KUADËR ...

E shtunë, 21 prill 2018

TAKIME TJERA TË KRYETARIT XHAFERI NË KUADËR TË VIZITËS OFICIALE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 

Në vazhdim të vizitës oficiale të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në Republikën e Turqisë, u realizuan edhe dy takime tjera në Stamboll ku gjithashtu merrnin pjesë edhe anëtarët tjerë të delegacionit, respektivisht, z. Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit, z. Enes Ibrahim, kryetar i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë dhe z. Jusuf Hasani, anëtar i Grupit parlamentar për bashkëpunim. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS ...

E premte, 20 prill 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË TURQISË, Z. REXHEP TAIP ERDOGAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot në Ankara u takua me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Edogan. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët z. Vesel Memedi, z. Enes Ibrahim dhe z. Jusuf Hasani. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E ASAMBLESË S&#...

E enjte, 19 prill 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E ASAMBLESË SË MADHE NACIONALE TË REPUBLIKËS SË TURQISË, Z. ISMAIL KAHRAMAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, i shoqëruar nga deputetët: z. Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit, z. Enes Ibrahim, kryetar i Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, z. Jusuf Hasani, anëtar i Grupit për bashkëpunim, sot e filloi vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë me vizitën në Mauzoleun e Ataturkut ku vu kurorë me lule dhe u nënshkrua në Librin e artë. 

Lexo më shumë

Fjalimi i përfaqësueses së lartë t&#235...

E enjte, 19 prill 2018

Fjalimi i përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Federika Mogerini

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në Seancën nr. 43 fjalim pati përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë të Bashkimit Evropian dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, znj. Federika Mogerini.

Lexo më shumë

RAPORTI ËSHTË OBLIGIM TË VAZHDONI ME REFORMA...

E mërkurë, 18 prill 2018 

RAPORTI ËSHTË OBLIGIM TË VAZHDONI ME REFORMAT NË RRUGËN DREJT BE-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johanes Han, i cili zyrtarisht e dorëzoi Raport-Progresin për Republikën e  Maqedonisë për vitin 2017 të Komisionit Evropian.

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN ...

E enjte, 12 prill 2018 

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SHËRBIME AUDIO DHE AUDIOVIZUALE MEDIATIKE 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji në mbledhjen e sotme të 16-të mbajti Debat publik me temë:  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. 

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT MORI PJESË NË SESIONIN E P...

E hënë, 16 prill 2018

DELEGACIONI I KUVENDIT MORI PJESË NË SESIONIN E PESTË VJETOR TË AP TË PBEJL

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, i paraprirë nga shefi i Delegacionit, z. Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, mori pjesë në Sesionin e pestë të AP të PBEJL që mbahet më 13 dhe 14 prill në Lubjanë, Republika e Sllovenisë.

Lexo më shumë

TAKIMI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE ME...

E enjte, 12 prill 2018 

TAKIMI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE ME KOLEGËT NGA BUNDESTAGU 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit, sot u takua me homologët nga Komisioni për Çështje të BE-së pranë Bundestagut të Gjermanisë, të udhëhequr nga kryetari z. Ginter Kribhaum.  Përveç Krihbaumit (CDU), në përbërje të Delegacionit ishin edhe deputetët Heralld Vejll (AfD) dhe Tomas Haker (FDP). 

Lexo më shumë
1...535455...84                                                                                     
Click