E martë, 3 nëntor 2009
DELEGACIONI NGA KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, I UDHËHEQUR NGA KRYETARI TRAJKO VELJANOSKI, REALIZOI TAKIM ME KONGRESMENIN DEJVID PRAJS, SI DHE ME KRYETARIN E INSTITUTIT NDËRKOMBËTAR DEMOKRATIK (IND) DHE DREJTORIN E PROGRAMIT RAJONAL PËR EVROPË

Bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë është një nga më të mirët që i kemi pasur, tha kongresmeni Dejvid Prajs në takimin e djeshëm me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërjen e të cilit janë Kryetari i Kuvendit, Veljanoski dhe nënkryetari Makraduli. Ajo që më gëzon është përkrahja e përhershme, që integrimi euroatlantik e ka nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, por edhe nga të gjitha subjektet politike. Kështu ishte në vitin 2006, kur për herë të parë erdha në Maqedoni, të njëjtën e vërejta vitin e kaluar gjatë vizitës në shtetin tuaj, ndërsa edhe nga takimi i sotëm mund ta konfirmoj të njëjtën.