E premte, 9 tetor 2009
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I UDHËHEQUR NGA KRYETARI I KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIME ME UDHËHEQËSINË SHTETËRORE TË KROACISË
Në takimin me Kryetarin e Kuvendit të Kroacisë Lluka Bebiq, të dyja delegacionet i theksuan marrëdhëniet miqësore të zhvilluara në nivel të lartë mes dy shteteve, e në këto suaza edhe takimet e rregullta dhe bashkëpunimin mes dy dhomave ligjvënëse. Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski e përshëndeti marrëveshjen e paradokohshme ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë, me të cilën Kroacisë i mundësohet që t’i vazhdojë negociatat me BE-në. Me këtë, që të dyja palët dëshmuan se jo vetëm deklarativisht, por edhe faktikisht i respektojnë standardet evropiane, e njëkohësisht edhe përgjegjësinë për ardhmëri në BE. Republika e Maqedonisë pret që në bazë të rezultateve të arritura në raportin e KE-së i cili duhet të publikohet së shpejti, të marrë rekomandim për datën e fillimit të negociatave, theksoi Veljanoski