E enjte, 25 qershor 2009
KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRANOI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SLLOVAKE, Z. MIROSLLAV LLAJÇEK
Në takim, Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për atë që Republika Sllovake përfaqësinë e vet diplomatike e ngriti në nivel ambasade, me ç’rast e tregon trendin pozitiv të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Sllovake, e në këtë kuadër edhe bashkëpunimin e dy parlamenteve. Duke folur për përcaktimet tona strategjike, integrimin në strukturat euroatlantike, kryetari i Kuvendit, z. Veljanovski, theksoi që Maqedonia pas ngjarjeve joparimore të njohura në Samitin e Bukureshtit kur nuk morëm ftesë për anëtarësim në NATO, vazhdon të marrë pjesë aktive në misionet paqësore nëpër botë, Afganistan, Bosnje dhe Hercegovinë etj., pasi që ndjen përgjegjësi për paqen botërore e cila është kategori e pandarë.