Delegacioni i Kuvendit në vizitën studimore t&#23...

E premte, 20 prill 2018 

Delegacioni i Kuvendit në vizitën studimore të Entit Shtetëror të Revizionit dhe Parlamentit të Republikës së Kroacisë

Kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet, znj. Liljana Kuzmanovska dhe anëtarët e Komisionit: z. Rexhail Ismaili dhe z. Dime Vellkovski prej 23 deri më 26 prill 2018, do të marrin pjesë në vizitën studimore në Zagreb, Republika e Kroacisë. 

Lexo më shumë

Komisioni për Çështje Evropiane në vizi...

E mërkurë, 18 prill 2018

Komisioni për Çështje Evropiane në vizitë zyrtare në Sofje

Me ftesë të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Kontroll të Fondeve Evropiane në Kuvendin Popullor të Republikës së Bullgarisë, z. Kristian Vigenin, Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga z. Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarët e Komisionit, do të qëndrojnë në vizitë zyrtare në Sofje, nga 18 deri 19 prill 2018. 

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën Nërpar...

E mërkurë, 11 prill 2018

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën Nërparlamentare në Beograd 

Në kuadër të Konferencës Ndërparlamentare, në organizim të Parlamentit Evropian dhe në bashkëpunim me Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, më 13 prill 2018 në Beograd, do të mbahet seminar me temë:  "Instrumenti për ndihmë para-aderuese në zhvillimin rural:  Leksionet e mësuara dhe perspektivat e ardhshme". 

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM - LIGJIN PËR NDRYSHIMIN...

E enjte, 5 prill 2018

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM - LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SHËRBIME AUDIO DHE AUDIO - VIZUALE MEDIATIKE 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji në mbledhjen e 16-të,  do të mbajë Debat publik për Propozim - ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audio - vizuale mediatike. 

Lexo më shumë

Debat publik për Propozim-ligjin për arsim t&#235...

E hënë, 2 prill 2018

Debat publik për Propozim-ligjin për arsim të lartë

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport më 5 prill (e enjte) 2018, me fillim në orën 11:00, në Sallën ,,Boris Trajkovski,, do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për arsim të lartë.

Lexo më shumë

Deputetja Shahpaska në Konferencën Ndërkomb&...

E hënë, 12 mars 2018

Deputetja Shahpaska në Konferencën Ndërkombëtare në Baku

Deputetja Jagoda Shahpaska, anëtare e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: „Roli i parlamentarëve në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve kulturore përgjatë Rrugës së Mëndafshtë“, që në organizim të „Grupit për Mbështetjen e Rrugës së Mëndafshtë“ të AP-së së OSBE-së do të mbahet më 13 dhe 14 mars 2018 në Baku, Republika e Azerbajxhanit.

Lexo më shumë

Vendosja e luleve të freskëta 9.3.18...

E premte, 9 mars 2018

Vendosja e luleve të freskëta

Delegacionet e Kuvendit, me rastin e 75-vjetorit nga Holokausti i hebrenjve maqedonas - deportimi i 7.144 hebrenjve në kampin e vdekjes - Treblinka, do të vendosin lule të freskëta: 

Lexo më shumë

Prezantimi i formës së standardizuar të rapo...

E enjte, 1 mars 2018

Prezantimi i formës së standardizuar të raporteve vjetore të institucioneve të pavarura në drejtim të përparimit të funksionit mbikëqyrës të Kuvendit

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, më 2 mars 2018 (e premte) në orën 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë - Salla „Boris Trajkovski“, do ta prezantojë formën e re të harmonizuar sipas së cilës institucionet dhe organet e pavarura do t'i dorëzojnë raportet vjetore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lexo më shumë

Vendosja e luleve të freskëta 23.2.18...

E premte, 23 shkurt 2018

Vendosja e luleve të freskëta 

Me rastin e shënimit të 14-vjetorit të vdekjes tragjike të ish Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Ilija Nikollovski, z. Pavle Bogoevski, z. Dalibor Bogdanovski, z. Dragan Danev dhe z. Goran Manojllovski, më 26 shkurt 2018, (e hënë) në orën 11:00, do të vendos kurorë lulesh të freskëta në Shëtitoren e Kolosëve, në Varrezat e Butelit.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror t&#235...

E enjte, 22 shkurt 2018

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të AP-së së OSBE-së 

Prej 22 deri më 23 shkurt 2018 në Vjenë, Austri, do të mbahet Sesioni Dimëror i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në të cilin do të marrin pjesë: z. Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit, znj. Jagoda Shahpaska, anëtare dhe z. Fadil Zendeli, zëvendësanëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Lexo më shumë
1...141516...19                    
Click