TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E QEVERISË S&#...

E enjte, 10 tetor 2019

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, MARJAN SHAREC

Duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë dhe duke shprehur kënaqësi për takimin e sërishëm, Kryetari Xhaferi u shpreh mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovenisë në arritjen e qëllimeve tona strategjike të anëtarësimit në NATO dhe BE.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Presidentin e Malit të Zi...

E mërkurë, 2 tetor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Presidentin e Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviq

Në kuadër të vizitës zyrtare të z. Millo Gjukanoviq, Presidentit të Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Kuvend u mbajt takimi me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e  Malit të Zi: z-nja Liljana Kuzmanovska, kryetare e Grupit dhe anëtarët, z. Bllagojçe Trpevski dhe z-nja Mirsada Emini - Hasani.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KOMISARIN E LARTË PË...

E mërkurë, 2 tetor 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KOMISARIN E LARTË PËR PAKICA NACIONALE I OSBE -SË, LAMBERTO ZANIER

Kryetari Xhaferi theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut çmohet lartë bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe angazhimi i Komisarit të Lartë për Pakica Nacionale i OSBE-së. Ai vlerësoi se vendi është në rrugë të mirë që ti përmbushë në tërësi dispozitat e OSBE-së, edhe pse akoma ekzistojnë perceptime të caktuara negative, sidomos në nivel të vetadministrimeve lokale.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Kristin Forsgren B...

E martë, tetor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Kristin Forsgren Bengtson, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut   

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me dëshira për mandat të suksesshëm ambasadori dhe nënvizoi se me Ambasadën e Mbretërisë së Suedisë në Shkup, kemi në vazhdimësi bashkëpunim shumë të afërt dhe konstruktiv. 
Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENT...

E hënë, 30 shtator 2019

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN PAPADIMULIS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, sot pati takim me Nënkryetarin e Parlamentit Evropian nga Republika e Greqisë, z. Dimitrios Papadimulis.

Lexo më shumë

Kryetari Xhaferi mbajti ligjëratë në Fakulte...

E enjte, 26 shtator 2019

Kryetari Xhaferi mbajti ligjëratë në Fakultetin juridik në Kazakistan  

"...Diplomacia parlamentare është komplementare me diplomacinë tradicionale e jo konkurrenti i saj. Parlamentarët gjithsesi nuk kanë ndërmend ta ndërmarrin vendin e pushtetit ekzekutiv ose po të përzihen në nismat e tij. Por, doemos të theksohet se diplomacia parlamentare është më pragmatike dhe më fleksibile, për arsye se parlamentarët kanë "liri të manovrimit", që ndonjëherë i mungon qeverive ose diplomatëve. Parlamentarët (edhe të pushtetit edhe të opozitës), janë në pozitë ideale të ndërtojnë ura ndërmjet palëve të kundërshtuara, për shkak se kanë mundësi të shqyrtojnë qëndrime që përfaqësuesit zyrtarë të qeverive nuk janë në mundësi (ose nuk janë të gatshëm) ti transmetojnë..."
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren e Senatit të Pa...

Е enjte, 26 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren e Senatit të Parlamentit të Republikës së Kazakistanit, Nazarbaeva

Në takim u bë fjalë për rolin e diplomacisë parlamentare dhe nevojën për rritjen e rolit të parlamenteve në punët e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Xhaferi dhe Nazarbaeva u pajtuan se ekzistojnë mundësi të shumta për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, si në nivelin bilateral, ndërmjet kryetarëve, komisioneve dhe grupeve parlamentare të bashkëpunimit, ashtu edhe në kuadër të forumeve multilaterale. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Mazhilisit Nigmatu...

E mërkurë, 25 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Mazhilisit Nigmatulin   

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i shoqëruar nga deputeti Enes Ibrahim, më 25 dhe 26 shtator të vitit 2019 qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Kazakistanit, me ftesë të Nurlan Nigmatulin, kryetar i Mazhilisit (Dhoma e Ulët) e Parlamentit të Republikës së Kazakistanit. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Asamblesë Par...

E hënë, 23 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Cereteli 

Në kuadër të Takimit të katërt të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evroazisë në temën: "Evroazija e madhe: Dialog. Besim. Partneritet.", që mbahet më 23 deri 24 shtator të vitit 2019 në Nur Sultan, Republika e Kazakistanit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Cereteli. Në takim merrnin pjesë, Enes Ibrahim, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Paskal Alizar, nënkryetar i AP të OSBE-së dhe senator nga Franca.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me u.d. ambasador i Shtetit Katar...

E enjte, 19 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me u.d. ambasador i Shtetit Katar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Hamad Jasim Al-Mahmod                                           

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi me u.d. ambasador i Shtetit Katar, Sh. T. Hamad Jasim Al-Mahmod, u këmbyen më shumë informacione për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në planin e avancimit dhe intensifikimit të komunikimit bilateral në të gjitha nivelet, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.  

Lexo më shumë
1...567...39                                        
Click